Ministria e Punëve të Jashtme përkujton Skënderbeun

17 Janar 2026, 20:48Kulturë TEMA
Ministria e Punëve të Jashtme përkujton Skënderbeun

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përkujtoi sot Heroin Kombëtar të shqiptarëve. Në postimin në rrjetet sociale, thuhet se “në historinë shqiptare, figura e tij mbetet një busull e përhershme për brezat”.

MEPJ cilëson se kryeheroi që ndriçoi ndërgjegjen kombëtare, frymëzoi rilindësit dhe u shndërrua në simbol të pavdekshëm të qëndresës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Trashëgimia e tij vijon të na udhëheqë drejt bashkimit, përparimit dhe vizionit europian. Lavdi e përjetshme”, thuhet në postim.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes. A.K./TemA

3 Komente

  1. A
    ABAZ ALIU TOMORR

    AKOMA ,,HERO KOMETAR E QUAJNE ,,, HAHA

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bektosh state

      Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite, Iskander nuk eshte heroi jone.... allah uakbar!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leko

        uau kjo po qe eshte ministri mor vella

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje