Korrigjohen disa fjalë të "Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe" pas debateve në sferën publike

18 Janar 2026, 09:34Kulturë TEMA
Korrigjohen disa fjalë të "Fjalorit të madh të

Teksa kanë kaluar pak ditë nga publikimi online, Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe është bërë pjesë e diskutimeve dhe debateve në opinionin publik.

Mes 125 mijë njësive leksikografike që gjenden te fjalori.online, lexuesit kanë shprehur kundërshtime për kuptimet që u janë dhënë disa prej fjalëve.

Për studiuesin e historisë politike, Afrim Krasniqi, terminologjia që lidhet me politikën ka nevojë për rishikim. Ai citoi kuptimin e dhënë fjalës parti, si një organizatë politike e një klase a shtrese shoqërore, që ka programin e statutin e vetë dhe që lufton për të mbrojtur interesat e klasës a të shtresës shoqërore, në kundërshtim me shpjegimin juridik dhënë për partitë politike.

“Duket një shpjegim që i përket një kohe tjetër, një sistemi tjetër politik e shoqëror”, u shpreh Krasniqi.

Pas këtij statusi publik nga politologu, në fjalor u reflektua një ndryshim, duke e përcaktuar tashmë partinë si organizatë njerëzish me bindje të caktuara politike që garon në zgjedhje për të fituar vende në qeverinë lokale ose kombëtare.

Hartuesi i kësaj fjale, profesor Valter Memisha shprehet se ekipi i gjuhëtarëve mirëpret sugjerime për përmirësimin e fjalorit.

Profesor Afrim Krasniqi kishte një propozim të bukur, për arsye se ishte thjesht nocioni juridik i fjalës ‘parti’. Unë e kam parë në një kënd tjetër, ofrimi i atij përkufizimi është tepër me vlerë dhe ne mirëpresim sugjerime të tilla“, tha Akademik Prof. Dr. Valter Memisha.

Krasniqi vuri në dukje një tjetër shembull që e cilësoi si absurd, ku ‘profesorë’ thuhet se janë ata që kanë përgatitur ose botuar botuar vepra shkencore origjinale të një cilësie të lartë ideologjike e shkencore.

“Shaka është kjo? 35 vjet pas rënies së sistemit totalitar, në të cilin cilësia ideologjike ishte kriter mbi atë shkencor, cilësia ideologjike rivjen si standard”, tha studiuesi Krasniqi.

Pas kritikave në rrjetet sociale, edhe ky shpjegim u ndryshua në fjalorin online.

“Fjalori ka këtë të mirë, se është në sistemin online dhe kjo të ndihmon të ndërhysh, të sistemosh, të plotësosh. Prandaj ne pranuam që vepra të rrijë nëntë muaj si maket. Ta shohë përdoruesi, të bëjë vërejtje. Na kanë ardhur mjaft sugjerime, kjo tregon që populli, qoftë publicist, qoftë gazetar, ka kontaktuar me veprën dhe ka synimin për ta pasuruar veprën”, shtoi profesor Memisha.

Sipas studiuesit, shumë fjalë të tjera në këtë vepër që meriton të gjithë vëmendjen e duhur institucionale, publike dhe akademike, duhen korrigjuar, redaktuar, depolitizuar dhe këshilluar me ekspertët e fushave. Ndërkohë, Akademia e Shkencave shprehet se është e angazhuar për përmirësimin e veprës. A.K./TemA

7 Komente

  1. N
    Nona

    Kam edhe une, nder te tjera nje shprehje per te shtuar per fjalorin e madh shqiptar - "a surround sound system" - "sistem tingullor auditor"

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baçi

      Po sqenka fjalor po seksion i Wikipedia... Hajde Akademi qe kemi jooooo

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fjala

        PARTI do te thotë -pjesë, copë mëllë kur është fjala për kafshatë buke....

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tan tirona

        Ore ,duhet me doemos te ndalohet me ligj ,shtrembërime huazime dhe ky FJALORI i disa GJITHOLLOGEVE të cilët për t'u dukur të PARE me botën përdorin fjalë nga ITALISHTJA apo ANGLISHTJA .Kush i perdor ne TV ,RADIO apo ne SHTYPIN e shkruar te tilla TERMA duhet te gjobiten .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Murgu

          Terminologjia politike nuk ka të bëjë me spjegimin juridik, mbasi edhe spjegimi juridik, në thelb, është përcaktim me karakter politik. Terminologjia politike ka të bëjë me botkuptimin politik dhe ideologjik të përdorimit. Partitë, për shembullin e marrë nga Krasniqi, janë grupe njerëzish që thjesht duan të marrin disa ulëse më parlament apo pushtet vendor. Në fakt, partitë nuk janë vetëm kaq; ato janë organizata përfaqësuese që veprojmë në bazë të një statutit, etj; këto janë përcaktime politike që nuk kanë të bëjnë me kohën, janë përcaktime që kanë të bëjnë, siç e thamë me ideologjinë që përfaqëson një politikë të caktuar dhe aspak me atë, se u rrëzua komunizmi 35 vjet më parë a jo; ato nuk janë organizatë masash kuturu, apo, psh organizatat e grave, sindikatat, siç ka qënë fronti demokratik etj... Krasniqi jep një mendim të tijin që ka të bëjë me botkuptimin e tij, por kjo nuk do të thotë se ky koncept i tij është i vetmi dhe më i sakti... Kështu, që, meqenëse kemi të bëjmë me një përcaktim politik, le të mbetet më fjalor vërejtja e tij, si "kuptim juridik" (nëse juristëve u përputhet me kuptimin që i japin ata kësaj fjale) dhe si alternative të mbetet edhe ai që është, pra "kuptimi politik". Jo çdo grupim që synon ulëse në parlament apo pushtet vendor quhet parti. Partia, për një grup njerëzish është si nocion juridik, për të tjerë është një nocion politik, është rrëzuar apo jo sistemi politik që mëton një ideologji e caktuar. Në terminologjinë politike fjalët kanë një kuptim të përcaktuar qartë kur kemi të bëjmë me koncepte ideologjike. Madje, në fjalor mund të përmendet edhe burimi nga është marrë përcaktimi, mase do të ishte e mundur, ose si gjykohet termi sipas grupeve të caktuara të njerëzve. Psh: fjala "mbivletë" është përfshirë në fjalor apo jo; nëse po, sipas kujt përcaktim është shpjeguar (ajo nga shumë politologët nuk pranohet); e ka zbuluar dhe shpjeguar Marksi, sistemi i të cilit ka, sipas Krasniqit 35 vjet që "është rrëzuar", por që fatkeqësisht ekziston si terminollogji në ekonominë politike; atëhere si i bëhet (?); nuk do të përfshihet në fjalor kur ajo ekziston dhe përcaktimin e ka bërë autori që e ka zbuluar. Me sa di, nuk ekziston ndonjë përcaktim juridik për këtë fjalë. Kaq sa për vërejtjet e zotit Krasniqi dhe autorët e fjalorit të ri të gjuhës shqipe. Aman, bre, mos na kaloni, or taj, nga njëri skaj në tjetrin, mësoni një herë t'i trajtoni problemet në mënyrë të saktë, pa të paanëshme e di që nuk ekziston në këto lloj lëmijsh.

          Përgjigjjuni
          1. 0
            007

            Fjalori i malokeve te Ssliut te Vicidolit me Tropojane si Mefmet Elezi , Jemisha Krasniqi ....( ja )... vlen vetem per maloket e Tropojes.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Artan

              Domethënë për "parti" kanë marrë "copy paste" përkufizimin e Fjalorit të Kembrixhit: "an organization of people with particular political beliefs that competes in elections to try to win positions in local or national government" dhe këtë e quajnë "korrigjim". Dhe kanë dhënë nja njëzet shembuj të fjalës, i kanë marrë të gjitha partitë me radhë. Kanë harruar vetëm partinë ekologjike dhe partinë agrare të Xhuvelit. U bëra unë një sugjerim për një kuptim të fjalës "platformë" të përdorur gjerësisht sot, që nuk e kanë përfshirë në fjalor, siç del nga togjet "platformë digjitale", "platformë në internet", po nuk e kanë marrë parasysh, se unë nuk jam prof. Krasniqi.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje