Dita Botërore e Fotografisë, çelet ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”

19 Gusht 2024, 16:21Kulturë TEMA
Dita Botërore e Fotografisë, çelet ekspozita

Dita Botërore e Fotografisë festohet çdo vit më 19 gusht, me synimin për të bërë homazhe për fotografët që kontribuan në fushët e fotografisë, dhe për të inkurajuar njerëzit që të merren me artin, sipas “The Economic Times”.

Fotografët gjithashtu bëjnë homazhe për pionierët e këtij arti që i frymëzuan ata të merren me fotografinë.

Francezët, Louis Daguerre dhe Joseph Nicephore Niepce zhvilluan procesin e parë fotografik në vitin 1837 që u quajt ‘Daguerreotype’.

Muzeu “Marubi”, si çdo vit më datë 19 gusht, feston celebrimin e artit të fotografisë përmes organizimit të ngjarjeve të ndryshme në Ditën Botërore të Fotografisë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se këtë vitit celebrimit të kësaj date i paraprin hapja e ekspozitës “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”.

Ekspozita hapet sot në orën 19:00.

Në historinë e fotografisë shqiptare përmendet fototeka “Marubi” në Shkodër, e cila përfshin fotografi të vjetra mbi 150 vjet, e të cilat ruhen ende edhe sot. A.K./TemA

2 Komente

  1. d
    dsa

    Edhe thone qe nuk ka pasur meshkuj me tipare prej krimineli, ja shikoni foton qe shoqeron shkrimin dhe nuk ka nevoje per koment.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Pirati i Karaibeve do te ikte nga syte kembet po te kishte pare keta piratet shqiptare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje