Macron: Alain Delon më shumë se një yll, ishte një monument francez

19 Gusht 2024, 08:03Kulturë TEMA
Macron: Alain Delon më shumë se një yll, ishte një monument

Figura të njohura i kanë bërë homazh yllit francez të filmit, Alain Delon – i cili vdiq në shtëpinë e tij në Douchy – i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij, në moshën 88-vjeçare, sipas “The Independent”.

I konsideruar si “Brigitte Bardot mashkull”, Delon shpesh ka luajtur rolin e zemrave romantike në klasiket si, “Plein Soleil”, “Le Samouraï” dhe “Rocco and His Brothers”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se – aktori luajti role legjendare dhe e bëri botën të ëndërronte – gjë që e forcoi figurën e tij si një ikonë kombëtare.

“Melankolik, popullor, i fshehtë, ai ishte më shumë se një yll: ai ishte një monument francez”, shkroi Macron në platformën X.

“Ne besojmë se ai ishte i pavdekshëm… talenti i tij, karizma e tij, atmosfera e tij e bënë atë të destinuar për një karrierë në Hollywood në një moshë të re, por ai zgjodhi Francën”, tha ne X ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati.


Në fillim të këtij viti, djali i tij Anthony tha se Delon ishte diagnostikuar me limfomë të qelizave B, një lloj kanceri.

“Fëmijët e tij, Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe qeni i tij Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar vdekjen e babait të tyre”, tha familja e tij në një deklaratë.

Aktori kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore vitet e fundit, dhe kishte pësuar një goditje në 2019.

Gazeta “Le Parisian” e quajti Delon “një legjendë të kinemasë”, ndërsa “Liberation” e përshkroi atë si “një figurë udhëheqëse e kinemasë, simbol i mashkullorisë, aktor me karizëm të çmendur”.

“Mirupafshim mik. Një koleksion i mrekullueshëm filmash, një personalitet i jashtëzakonshëm dhe magjepsës. Bukuria nuk mjafton për të shpjeguar evolucionin e jashtëzakonshëm të talentit të tij. Ai ishte ylli i fundit. Samurai”, shkroi shkrimtari dhe regjisori francez Philippe Labro, pas lajmit për vdekjen e tij.

Me sy të mrekullueshëm blu, Delon nganjëherë përmendej si “Frank Sinatra francez” për pamjen e tij të bukur. A.K./TemA

 

18 Komente

  1. R
    RIP Monsieur Delon

    Nje aktor i madh qe misheronte elegancen, stilin dhe sharmin francez, si ne pamje dhe ne veshje. Do te mbetet i perjetshem nepermjet filmave. Burri me i bukur i botes se kinemase.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Mashkulli me i bukur ne histori. Shkencetaret e kane studiuar fytyren e tij perfekte.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Artdashes

      Eshte e vertete qe simbolizonte me se miri Francen. Diçka e bukur dhe terheqese nga jashte por me shume pak substance brenda. Marlon Brando, nje tjeter aktor i se njejtes periudhe qe shquhej gjithashtu per bukuri mashkullore, ishte shume here me i mire si aktor dhe si njeri. Delon ka luajtur filma zbavites kurse Brando ka luajtur role kryevepra qe te fusin ne mendime edhe sot.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Ti artdashesi mund te jesh fans i filmave te Brandos, por te thuash qe i shthururi Marlon Brando ishte njeri i mire, eshte qesharake dhe nuk paske lexuar shume per jeten e tij te degjeneruar personale. Sa per pamjen, Deloni eshte shume me i bukur dhe terheqes.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Ptuh

          @Artdashes. Ti i hengsh mutin Frances elegante, mor emigranti inatci i Ameriqes. Franca ka substance 1 milion here me shume se Amerika, sepse ka 1 mijevjecar e gjysem shtet dhe kulturen me te larte dhe te rafinuar ne bote. Edhe barkderrat amerikane kur duan te duken me kulture dhe finese, imitojne francezet.

          Përgjigjjuni
        2. ?
          ?

          Donte eutanazinë ky. Ja bëre ti Makrone?

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...

            Shko ore gjeli i Frances krih floket edhe ti se ngjani shume.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Adieu

            Aktor i madh me nje fytyre te gdhendur ne perfeksion. Ne Europen Lindore dhe ne Rusi kur dikush bente si i bukur thonin "cfare te duket vetja ty, Alen Delon", ose "ky eshte Alen Delon" per nje mashkull jashtezakonisht te bukur. Filmi Samurai dhe Plein Soleil do mbeten te preferuarit e mi. Simboli kinematografik i bukurise mashkullore dhe fineses franceze dhe europiane perendimore.

            Përgjigjjuni
            1. @
              @

              Ngushellime Frances per humbjen e Delonit legjendar. Ishte kinemaja franceze sebashku me Brixhid Bardone.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Politika dhe kinemaja

                Nje mendjemadh i ben homazh nje tjeter mendjemadhi.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Baliu

                  Mos u merzitni se ka mbetur dhe nje monument tjeter 150 kg!

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Ai eshte Zherard Depardie. Po ashtu aktor i madh.

                    Përgjigjjuni
                  2. G
                    Gjelat

                    Shume gjera te perbashketa kane francezet mes tyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .

                      E perbashketa e francezeve eshte qe ne pergjithesi jane bukurane te bute dhe te pispillosur dhe te krekosur. Nga artisti tek presidenti.

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Made in France

                      Hundperpjeti i politikes dhe ish hundperpjeti i kinemase.

                      Përgjigjjuni
                      1. 2
                        2 franceze

                        Presidenti mendjemadh i krekosur, jep elozhet per aktorin mendjemadh te krekosur.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sa bukur

                          Shyqyr qe na paska bere gjeli homazh per Alen Delonin. Kane shume te perbashketa te dy ne fakt. I pelqen te pispillosen dhe te krekosen. Po si gjithe frenget fundja. E kane ne gjak francezet mendjemadhesine dhe arrogancen dhe snobizmin.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            HAHAHAHAHAHAHA

                            Injorantet inatci neper komente. Po me Francen cfare keni? Franca juve nuk ju dhjet hic si popull ballkanik, as per t'ju peshtyre, o vemje lapanjose cmirushe.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje