Mishërimi i aktorit par excellence, personazh aq sa dhe artist, Alen Delon, që jetoi artin e tij me një intensitet të patëdytë, vdiq në moshën 88 vjeçare, sipas një deklarate të fëmijëve të tij për AFP.
Në 2010, një fushatë publicitare na risolli në 1968, një burrë brun me sy blu, me një bukuri të jashtëzakonshme. Lëvizjet e tij për të shitur një parfum në tridhjetë sekonda na prunë dëshirën për të përdorur mbiemra të pashmangshëm : felin, sensual, i parrezistueshëm. Në 2010 Alen Delon ishte 75 vjeç. Imazhi i përshtatej padyshim mishërimit të aktorit dhe ndoshta të fundit (mund të jetë dhe i vetmi) yll mashkullor i kinemasë franceze. Reklama përdorte disa imazhe të “La Piscine”, një film me metrazh të gjatë që aktori e pat xhiruar në 1968.
Realizuar nga një prej kineastëve të preferuar të Alen Delon, Jacques Deray, La Piscine na shpaloste të gjithë fytyrat e aktorit, talentin dramatik – të shqetësuar - , imazhin e luksit dhe të teprisë, ngatërresën mes jetës publike dhe jetës private (për këtë film, ai luante përkundruall vajzës që do bëhej partnerja e tij më vonë – Romy Schneider) dhe skandalin.
Atëherë kur Alen Delon përfundoi La Piscine në Saint-Tropez, ai duhej të rifitonte Parisin për të dëshmuar (përpara se të thirrej në pyetje) në çështjen Markovic, në emër të badigardit të vrarë.
Alen Delon është një figurë përpara të qenit një artist, një imazh përpara një personi. Ai ishte artizan – jo gjithmonë i ndërgjegjshëm – i këtij peizazhi të pashoq francez që eklipson punën e tij.
Shumë pak aktorë janë shenjtëruar me kaq intensitet nga kinemaja. Ai vetëm sa kishte filluar karrierën e tij kur xhiroi « Plein Soleil » në 1960 dhe për kineastin Luchino Visconti për « Rocco et ses frères » (1961), kur këto role shenjojnë kufinjtë e një regjistri (krimineli sipas Patricia Highsmith, figura Dostojevskiane, sipas Viscontit) që është nenvlerësuar gjithmonë. /Le Monde/
Alen Delon,aktori me simpatik i kohes sone