DORËSHKRIM nga biografia e re/ Parlamenti shfuqizoi vendimin e dënimit me vdekje të Mustafa Krujës

28 Shtator 2025, 20:05Kulturë TEMA
DORËSHKRIM nga biografia e re/ Parlamenti shfuqizoi vendimin e dënimit

Eugjen Merlika vjen me librin e tij të ri “Mustafa Merlika Kruja- Histori e dokumentuar e një jetë në shërbim të kombit shqiptar”. Ky vëllim i parë, botim i UET PRESS, dedikuar veprimtarisë intelektuale e politike të një prej figurave më komplekse të historisë sonë, sjell një pasqyrë të thelluar e të dokumentuar mbi jetën dhe kontributin e firmëtarit të Pavarësisë, deputetit të Parlamentit të parë shqiptar, kryeministrit, gjuhëtarit dhe historianit Mustafa Merlika Kruja. Gjatë kësaj jave, po publikojmë për lexuesin në Gazetën Liberale disa pjesë të librit, të cilat janë edhe momentet kyçe të veprimtarisë dhe jetës politike të Mustafa Krujës.

***
Madje nga një dokument i nxjerrë nga Bisedimet Parlamentare, rezulton se Mustafa Kruja ka qënë i dënuar me vdekje nga Gjykata Ushtarake e Shijakut, së bashku me kolegët e tij në Parlament Leonidha Koja, Hysen Myshketa dhe Kapllan Deliallisi, të tre nga rrethi i Durrësit. Besoj se këta dënime janë shprehje e luftës politike, që nuk kufizohej vetëm me debatet e ndryshme të saj, por si në Vendet me një demokraci të brishtë e në fazë fillestare, degjeneronte në dhunë t’armatosur.

Z. Kryetari: Bisedim mbi rrëzimin e dënimin e deputetve Leonidha Koja, Hysen Myshketa, Kapllan Deliallisi dhe Mustafa Kruja. Këndohet raporti i komisjonit të posaçëm i cili âsht ky:

Komisjoni i zgjedhur prej Parlamentit në seancën e tij më 4 – 9 – 1922 për të shqyrtuar aktet e nevojshme dhe mbasandaj t’apë vendimin e tij mbi çështjen e III të rendit të ditës të seancës parlamentare më datën 4 – 9 – 922 tue qenë se në quorum legal filloi nga bisedimi dhe pa t’arësyeshme qi çështjen e ngarkueme t’a ndajë trish.

a) A duhet përpara ç’do veprimi mbi kët pikë, qi Qeveria të vërtetojë në Parlament dekretin e deklarimit të shtetit të rrethimit në qarkun e Prefekturës së Durrësit a jo?

b) Deputetët M. Kruja, Hysen Myshketa, Leonidha Koja dhe Kapllan Deliallisi, të dënuar me vdekje në vendimet e gjyqevet ushtarake të Shijakut më datën 18 – 3 – 922 N. 10 e 12 dhe të Tiranës më datën 5 – 4 – 922 a janë dënuar nga gjyqe kompetente a jo?

c) A janë rrëzuar nga deputetësia deputetët e dënuar që u sipërtreguan a jo?

1. – Mbas kësaj ndarjeje fillojmë nga shqyrtimi i pikës së parë dhe mbi ekzaminimin e kësaj pike, komisioni u nda në dyshë dhe shumica e përbâme prej gjashtë vetave kundra 4 mendohet kështu:

1. – Me qenë se Statuti i Lushnjës pushon për çpalljen e shtetit të rrethimit dhe çpallja ndër disa raste âsht e domosdoshme, duke marrë para sysh ligjën vepruese simbas të drejtës që e jep artikulli 13 i ligjës administrative otomane, Qeveria ka të drejtë të çpallë shtetin e rrethimit dhe të verë n’aplikim kanunamen me datë 1293 bashkë me gjithë shtojcat e saja. Prandej âsht i mendimit qi dekreti për çpalljen e rrethimit në Prefekturën e Durrësit, nuk duhet të vërtetohet nga parlamenti, se dekreti nuk âsht nji ligjë e re, por ven në veprim ligjën qi âsht në zbatim.

Kjo shumicë zgjedh për relator Z. R. Babameton.

Pakica e përbame prej katër vetave mendohet kështu:

E drejta e deklarimit të shtetit të rrethimit prej Qeverís në gjithë Shtetin ose në një copë të tij, ndër Shtete konstitucionale i epet vetëm prej Statutit dhe ky i cakton të gjitha konditat e aplikimit të kësaj të drejte. Statuti i ynë në çashtjen e shtetit të rrethimit, heshton kryekëput. Âsht e vërtetë që çpallja e shtetit të rrethimit në disa raste âsht e domosdoshme, por asht dhe shumë e vërtetë qi rasat e kësaj nevoje çmohen dhe prej Këshillit Kombtar. Nuk mohohet fuqija ligjore e kararnamesë më datën 1293 sikundër u ndryshua me shtojcën nomi më datën 1325, por kjo kararname për me u vue n’aplikim, lypë dekretin e çpalljes së Shtet rrethimit, i cili duhet bazuar në nji të drejtë qi t’a japë Statuti. Art. i ligjës administrative qi parashron shumica nuk mundet të bâhet bazë e drejtë për çpalljen e Shtet rrethimit, se ai ka para sysh qeverinë Otomane dhe jo konstitucionale; kur Qeveria Otomane u bâ Shtet konstitucional, shohim se çështjen e Shtet rrethimit e rregullon me Statutin e saj në nenin 113, qi kështu ai nen i asaj ligje qi parashtron shumica , me hyrjen në fuqi të Statutit Otoman, ka mbetur pa fuqi dhe i rrëzuemun.

Pra mbasi gjindemi në nji heshtje të pa-dashur të Statutit të Lushnjës, Qeveria e jonë si e kanë të gjithë shtetet konstitucionale, duhet t’a kishte të drejtën e çpalljes së Shtet rrethimit në raste të jashtzakonëshme, por duhet t’a kishte me gjithë konditat e tjera e nji nga këto asht edhe kjo qi çpallja e Shtet rrethimit, duhet pranuar prej Parlamentit. Nga këto aryena jemi të mendimit qi Qeveria duhet t’a sjellë për vërtetim në Parlament dekretin e deklarimit të Shtet rrethimit në qarkun e Prefekturës së Durrësit.

Si relatorë të kësaj teze, pakica zgjodhi Z.Z. S. Vinjau dhe K. Tasi.

2. Për pikën e dytë Komisia me zana të përbashkëta mendohet kështu:

“Sado që kararnameja e Shtet rrethimit më datën 1293, në nenin e saj 4 thotë se, në gjendjen e Shtet rrethimit, çdo kualitet e çdo dinjitet qi të jetë, (her ne sifet ve hajsijet) dënohen prej gjyqit ushtarak por ky nen që llafoset në mënyrë absolute, e ka humbur fuqinë e tij absolute me nenin e parë të shtojcës së Nomit të ksaj kararnameje me datën 1329, i cili thotë se në gjendjen e shtet rrethimit, të gjithë dënohen prej gjyqit ushtarak, por për të ndjekur, të zënë, akuzuar dhe gjykuar Senatorë e Deputetë, nuk munden të prishen urdhnat e caktueme në Statutin. Sa do qi Statuti i jonë nuk cakton urdhna të këtilla, po për akuzimin e deputetve kemi ligjë të mâ të reja si ligja mbi të drejtat e veçanta të Këshilltarëvet të Kombit për fajra të ndryshme më datën 5 – 4 – 920 edhe si ligja për ndjekjen penalisht të Ministravet edhe të deputetënve, të cilat urdhnojnë gjykimin e deputetënve me nji mënyrë absolute në gjyqin e naltë të Shtetit Shqiptar, nga këto arsyena Komisija âsht e mendimit që vendimet e dhanuna për dënimin e deputetënve: l. Koja, H. Myshketa, M. Kruja e K. Deliallisi prej gjyqeve ushtarake të Tiranës e të Shijakut janë dhënë pa patur këta gjyqe kompetencën ligjore dhe kështu të pafuqishme.

3. Vendimet e gjyqevet ushtarakë për dënimin e deputetënvet: L. Koja, M. Kruja, H. Myshketa dhe K. Deliallisii, sikundër u sipërtregua, mbasi nuk janë dhënë prej gjykatoreve kompetente dhe kështu të pa-fuqishme, nuk mund të jenë të rrëzuar nga deputetësia, por duhen gjykuar në gjyqin e naltë tue u ruejtun proçedura e ligjës mbi ndjekjen penalisht të Ministrave e të deputetënve më datën 5 – 1 – 922.

Dr. Kaçimbra (d. v. ), Sh. Daji (d. v. ), A. Hastopalli (d. v.), M. Tutulani (d. v.), R. Matja (d. v.), I. Xhindi (d. v.), K. Tasi (d. v.), S. Vinjau (d. v.), R. Babameto (d. v.), H. Gostivari (bashkohem formalisht) (d. v.)

Lexuesit dhe studjuesit do të kenë rastin të njihen me ndihmesën e Mustafa Krujës n’atë fushë deri në shkurtin e vitit 1922, sepse në mars t’atij viti ai mori pjesë në kryengritjen e Elez Isufit e të Zija Dibrës kundër Ahmet Zogut e së ashtuquajturës “klikë”. Me dështimin e asaj kryengritjeje ai u arratis në Sërbi, e më pas në Itali deri në qershorin 1924, kur u kthye në Shqipëri.

1 Komente

  1. P
    PASARDHËS I VETERANIF TË U.ANT.NAC.ÇLIR.

    HISTORIA I KA FLAKUR NË KOSHIN E PLEHRAVE HIGURA QË I SHËRBYEN NAZI - FASHIZMIT DGE NXORËN NË. ANKAND ATDHEUN.KËTO FIGURA JAN ATO TË M.FRASHËRIT,M.MËRLIKËS,Q.MULLETIT,L.NOSIT DHE TË GJITHË SHPURËS QË I SHËRBYEN OKUPATORËVE.BURAT PËR MIRË APO E GABIM LUFTOJNË NË VËNDIN E TYRE DHE JO TI NGJITEN PAS ÇIZMEVE TË PUSHTUESVE .HISTORIA ËSHTË E SHKRUAR SOT GAZETARË MIJPË,DHE PINJOLLË TË NAZI-FASHIZMIT NUK MUND TË SHKRUAJNË ATË SEPSE 1)TË MË THONË NJË KËNGË LUFTARAAKE TË FORM.TË TYRE USHTAR.2TË MË THONË SA DËSHMORË KANË DHE NË ÇBETAJA KANË RËNË,3)KUR RI ME OKUPATORIN E HA NË NJË ÇANAK SI MUND TA LUFTOSH ATË?4(KUR VININ ME MJETET LUFT. E FORCAT E ITALO-GJERMANE NJËKOHËSISHT SI I QUANI?5) KUR NË KRU SHPËRNDANIN PARAARDHËSIT S TU KËMISHAT E ZEZA DHE PRITËT USHT. E DUÇES NË VORË SI TINGËLLON???6)ÇFARË KA BËRË PËR KRUNË AI M.M. O DJALË?A PO BËRI GAZERMA NË TALLAJBE DHE NJA DY SHTËPI USHT. ME FOTO E PËR KUPLARA QË DUHET TA DISH MIRË...Z. MERO MOS MERË PËRSIPËR TË BOTOSH QOFTË E NJË SEKUENC TË TRADHËTARËVE OANVARËSISHT SE MUND TË MENDOSH NDRYSHE NGA UNË.POLJTIKA SOT MERO E KA LËNË ATDHEUN, PRA ATDHEHN PA OSHKUR MEDO.THONË QË AJO QË ËSHTË E VIGJËR E SHAJNË PUTANAT QË NUK DI POR AJO ËSHTË E NDEDSHME DHE NDERSHMËRIA SI LUFTA ANTIF.NAC.ÇLIR DHE UDHËHEQËSIT E SAJ JANË TË OA ARRITSHËM NDËRSA TRADHËTARËT DHE TË TËRË ATA OSE ATO QË KËRKOJNË RIABILITIMIN E TYRE DO TË PËRFUNDOJNË NË HALE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje