E vërteta e Laskarina Bubulinës

14 Maj 2024, 17:12Kulturë TEMA
E vërteta e Laskarina Bubulinës

Laskarina Bubulina, e bija e Stavros Pinoçit nga ishulli Hidra, pranë Peloponezit, lindi në vitin 1771 dhe vdiq tragjikisht në vitin 1825. Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit.

Pas vdekjes së burrit, Dhimitër Bubulit në vitin 1811, ajo iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit grek (1821), duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike, edhe pasurinë e madhe që e trashëgoi nga bashkëshorti. Arbërorët e Moresë, përveç heroizmave të saj, me të madhe lavdëronin bukurinë e saj fizike.

Jeta e hershme

Bubulina u lind në një burg në Konstandinopojë më 11 maj 1771. Ajo ishte me origjinë nga komuniteti Arbëror i ishullit Hidra. Ajo ishte bija e Stavër Pinoçit, një kapiten, dhe gruas së tij Skevo (Parashqevi Kokini). E ëma ishte pasardhëse e familjes bizantine Kokini.

Osmanët e kishin burgosur Pinoçin për pjesmarrjen e tij në revolucionin e dështuar të Orlovit 1769-1770 kundër sundimit osman, të nxitur nga konti rus Aleksej Orlov. Ajo lindi kur e ëma kishte shkuar për të takuar të atin në burg.

Babai i saj vdiq pak kohë më pas dhe ajo bashkë me nënën e saj, u kthyen në ishull. Ata u zhvendosën në ishullin Peca katër vjet më vonë, kur e ëma u martua me Dimitrios Lazarou-Orlov. Bubulina kishte tetë gjysmë-vëllezër e motra. Ajo u martua dy herë, në fillim me Dhimitër Januzin dhe më vonë me pronarin e pasur të anijeve, kapitenin Dhimitër Bubulin, duke marrë mbiemrin e tij.

Bubuli u vra në betejën kundër piratëve algjerianë në vitin 1811. Në moshën 40 vjeç, Bubulina mori pasurinë dhe biznesin e tij dhe ndërtoi vetë katër anije, duke përfshirë dhe luftanijen e madhe “Agamemnon”.

Në vitin 1816, osmanët u përpoqën të konfiskonin pronat e Bubulinës sepse burri i saj i dytë kishte luftuar për rusët kundër turqve në luftrat ruso-turke. Ajo lundroi për në Konstandinopojë për të takuar Ambasadorin rus, Kontin Pavel Strogonov dhe kërkoi mbrojtjen e tij. Në mirënjohje të shërbimit të Bubulinës ndaj rusëve, Strogonov e dërgoi për siguri në Krime. Ajo u takua gjithashtu me nënën e Mahmudit II, e cila më pas thuhet se e bindi djalin e saj për të mos prekur pasuritë e Bubulinës. Pas tre muajsh mërgimi në Krime, Bubulina kthye në Peca.

Lufta greke e pavarësisë

Thuhet se Bubulina u anëtarësua në “Filiqi Eteria”, një organizatë e fshehtë që përgatiste Greqinë për revolucionin kundër sundimit osman. Ajo do të kishte qenë një nga gratë e pakta, por emri i saj nuk u vu në listat e anëtarëve historikë. Bubulina bleu armë dhe municione me shpenzimet e saj dhe i çoi fshehurazi në Peca me anijet e veta.

“Ndërtimi i anijes Agamemnoni u përfundua në vitin 1820. Ajo korruptoi zyrtarët turq që të injoronin madhësinë e anijes dhe më vonë anija Agamemnon ishte një nga luftanijet më të mëdha në duart e rebelëve grekë. Bubulina gjithashtu organizoi trupat e saj të armatosura, të përbëra nga burrat nga Peca. Ajo përdori shumicën e pasurisë së saj për të siguruar ushqime dhe municionie, për detarët dhe ushtarët nën komandën e saj.

Më 13 mars 1821, Bubulina ngriti mbi direkun e Agamemnonit flamurin e vet, bazuar në flamurin e dinastisë Komneni të perandorëve bizantinë. Populli i Pecës u ngrit në revoltë më 3 prill dhe më vonë bashkoi forcat me anije nga ishujt e tjerë grekë. Bubulina lundroi me tetë anije në Nafplion dhe filloi një bllokadë detare. Më vonë ajo mori pjesë në bllokadën detare dhe kapjen e Monemvasias dhe Pylosit. I biri i saj Jani Januzi vdiq në maj 1821, në betejën në Argos ndaj trupave osmane.

Ajo mbërriti në Tripolica në kohë për të qenë dëshmuare e rënies më 11 shtator 1821 dhe për të takuar gjeneral Teodor Kollokotronin. Fëmijët e tyre Eleni Bubulina dhe Pano Kolokotroni u martuan më vonë. Gjatë disfatës që pësoi garnizoni osman, Bubulina shpëtoi shumicën e anëtarëve femra të familjes së sulltanit.

Pas pavarësisë

Kur fraksionet kundërshtare shpërthyen në luftë civile në vitin 1824, qeveria greke e arrestoi Bubulinën për lidhjen e saj familjare me Kolokotronin tashmë i burgosur. Qeveria gjithashtu vrau të shoqin e së bijës. Përfundimisht ajo u internua në Peca. E kishte shpenzuar pasurinë e saj për luftën e pavarësisë.

Vdekja për gjakmarrje

Bubulina u vra në 1825 si rezultat i një armiqësie mes familjesh në Peca. Bija e familjes Koçi e dashuruar me djalin e Bubulinës, Gjergj Januzi u largua nga familja pa pëlqimin e saj. Duke kërkuar të bijën, i ati Kristodulo Koçi shkoi në shtëpinë e Bubulinës me pjesëtarë të armatosur të familjes së vet. E zemëruar, Bubulina i kundërshtoi nga ballkoni. Pas grindjes së saj me Kristodulo Koçin, dikush shtiu me armë kundër saj. Ajo u godit në ballë dhe u vra në çast. Vrasësi nuk u identifikua.

Trashëgimia

Në vitin 1923 perandori Aleksandër I i Rusisë i dha Bubulinës gradën e nderit të admirales. Pasardhësit e saj ia shitën anijen Agamemnon shtetit grek, i cili ia ndërroi emrin në Spetsai. Ajo u dogj nga Andrea Miauli së bashku me fregatën Hellas dhe anijen e luftës Nidhra në bazën detare të Porosit, gjatë luftës së ardhshme civile greke në vitin 1831.

Në ishullin Peca “Muzeu Bubulina” është vendosur në rezidencën 300 vjeçare të Bouboulit, burrit të dytë, ku ende jetojnë pasardhësit e saj. Statuja e saj qëndron në portin e Pecës. Rrugë të ndryshme në të gjithë Greqinë dhe Qipro kanë marrë emrin e saj, sidomos Rruga Bubulina pranë Universiteti Teknik Kombëtar të Athinës (Polytechnion) dhe Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Athinës, në qendër të Athinës, ashtu sikurse dhe në Pire e Nikosia.

Bota.al

19 Komente

  1. S
    Shqip or vëlla!

    Askush nuk pretendon se Bubulina është shqiptare. Ne fakti as Rama nuk e tha ne gje te tille. Nese e mbani mend, ai u shpreh se, ne shtepine ku ajo u rrit, flitej shqip. I Ati i saj ishte arbereesh, fliste shqip, por vdiq kur Bubulina ishte 4 vjeç. Nena e saj greke u rimartua dhe ajo u rrit dhe e identifikoi veten si greke deri ne vdekje. Nuk e kuptoj pse duhet te kapemi pas fustanit te Bubuliines! Le ta gezojne greket " heroinën", sepse vetem grekerit dhe Greqia kombi i b...q.rave, fshihen pas grave. I keni trimat grekë si veshin pampersa sapo ngrihet avioni ne Ankara. Gamisu Grekërqira!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbërori

      Dmth, në familjen e Bubulinës flitej shqip por ajo nuk ishte shqiptare. Ok u morëm vesh.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeni

        Bubulina si vjen te maja e thoit shen Lirise se virgjer. Se Argita u gjet e çpueme nga Abi, po kjo tjeter mesele.

        Përgjigjjuni
      2. E
        E verteta dhemb....

        Beqiraaaaaaaaaa sumpalare tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit....Bouboulina ishte kristiane orthodhoxe dhe nuk e lidh asgje me ju sumpalare turq.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janinë

          Greqiret gjithmone synojne te fshihen pas shqiptarve. Greqia ishte Arberi. Mo vone ne shekullin 20 sollen perzierj racash slavoaziatike qe te kolonizojne tokat arberore.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Graqiret Sumqire

            Flet sumqiri me surratin si tigan te nxirre se kush eshte sperme turke. Duket i ke thyer pasqyrat, per te pare surratin.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirana

              Po ta degjoj vehbiun Elena Kocaqi ja ben shuren ne maje te kokes.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jani

                Ti, te verteten e ke ne bithe. Dhemb shume apo pak... ti e di.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mirel

                  Ca thone qe eshte me origjine nga Bubullima e Lushnjes...

                  Përgjigjjuni
              2. U
                Undefined

                Fakt eshte qe rrjedh nga nje familie arvanitesh....me origjine e rrenje shqiptare...kjo eshte kryesorja persa i perket gjithe ketij debati qe eshte ndezur keto dite.....se so ndjehej kjo...apo si ndihen sot arvanitet nuk na "rruhet" shume......edhe nje dicka o gazetare koqe...............nuk pipetinte "komb grek" ne ate kohe kur ka luftuar kjo....prandaj na i kurse keto " xhevahire" duket sikur e beni me paramendim te tilla "gabime" sepse edhe,,,,,,,,Qent e rruges,,,,,,,,i dine keto fakte historike.......

                Përgjigjjuni
                1. d
                  demokrati

                  Tani qe e verteta greke mbi Bubulinen, te emen e Gjergj Januzit, u tha nga kosovaret e botes slkave, epirotet duhet tua falin gjakun e tyre grekeve.Qorrat kosovare qe hedhin helm mbi cdo gje shqiptare, duhet te dine se cdo gje qe ka ndidhur ne ato vite eshte e faktuar.Bubulina vet ka dhene intervista per gazetat franceze, dialogu qe coi ne vrasjen e Bubulines sipas zakoneve te vendit (hjkamarrja/vendeta) eshte e faktuar dhe eshte zhvilluar ne Shqip.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tani

                    Demokrati,nga te hyri Kosova ne mes shaleve? Te ka hyre Kosova nga mbrapa dhe nuk e ke ndjere? Mos u pezmato. E kishte me graso. Here tjeter do ta rrasi te thate. Do te dhembi ne fillim pastaj do kercesh Nuk ka lidhje me Bubulinen

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tom

                    Ardian Vehbiu si Ardian Klosi jane shoke te Rames...nje ideologji kane...vetem se politikisht ben patriotin

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emiljano

                      Po paska qen derr pidhi dhaskalina

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Para Laci

                        Cuca e Maleve, Shote Galica, Bubulina (Cuca e Detit), dhe shume te tjera. Grate Shqiptare e kane pasur luften me shume ne gjak se grate Greke. Ne fact, nuk e besoj se ka egzistuar ndonje heroine Greke qe te pakten nuk dyshohet qe ka prejardhje Shqiptare.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bimbashi

                          Jo ishulli Peca por Spetses,dhe jan arvanitas.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Hahahahhaaha qenka vrare per gjakmarrje! Paska qene shqipetare 100%!

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              astrit

                              Arvanitasit jane me origjine shqiptare por per atdhe ata donin e kane greqine.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Enio

                                Keta neo greket jane shume te cuditshem. E pranojne qe eshte arvanitase, por thone arvanitasit nuk jane shqiptare, E pranojne qe ne familje flisnin shqip, por sipas tyre nuk jane shqiptare. Ca jane keta pjella te neveritshme mor?

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje