Fasada e ish-hotelit Vollga është kthyer në një galeri të hapur në Durrës. 122 fotografi nga Durrësi i shekullit të kaluar janë vendosur aty si pjesë e instalacionit “Tradita Durrsake” për të gjithë dashamirësit e artit të fotografisë.
Ato i prezantojnë qytetin bregdetar te qytetarët dhe te vizitorët, ndërsa janë një dëshmi historike. Pjesë e ekspozitës janë edhe fotografi nga godina që tashmë nuk ekzistojnë më që të rikthejnë në kohë të gjithë vizitorët që janë të shumtë.
Fotografitë janë të shoqëruara edhe me shpjegime në gjuhën shqipe dhe anglisht për të gjithë turistët që duan të vizitojnë ekspozitën.
Instalacioni është realizuar me materiale rezistente për t’u përballuar edhe kushtet atmosferike me qëllim që të shmëngen të gjithë agjentët destruktivë që mund të dëmtojnë materialet e shfaqura.
Me këtë ekspozitë synohet që kjo godinë trekatëshe të kthehet në një atraksion kulturor, ndërsa një pjesë e fotografive janë marrë edhe nga ekspozita “Turistë të Përgjithshëm”.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje