PIKTURA E DITËS: “Tezgjahistja”- Nga piktori Xhevdet Dada e realizuar në vitin 1988

7 Nëntor 2025, 18:38Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: “Tezgjahistja”- Nga piktori Xhevdet Dada e

Xhevdet Dada është një piktor shqiptar i traditës, i njohur për veprat që pasqyrojnë jetën dhe qytetet shqiptare të shekullit të kaluar.

Më lart është një pikturë e bukur e artistit e vitit 1988 e titulluar si Tezgjahistja (endësja).

Dada ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas ka përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura në vitet 1978-79.

Në krijimtarinë e tij mbizotërojnë peizazhet e rrugicave të vjetra të Tiranës dhe portretet me veshje popullore, shkruan liberale.

Dada është pjesëmarrës në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare dhe ka hapur 25 ekspozita personale.

Punimet e tij ndodhen në galeri të ndryshme në Shqipëri e jashtë saj, si në Itali, Maqedoni dhe Mal të Zi. Dada mbetet i përkushtuar ndaj pikturës tradicionale që ruan kujtesën dhe identitetin shqiptar.

Ai është vlerësuar nga diplomatë të huaj për ruajtjen e motiveve historike dhe kulturore në artin e tij. 

2 Komente

  1. Z
    Zani

    Si portret i njè vajze te bukur eshte realizuat shume bukur, por nga ta marrim vesh se kjo vajza paska qene tezgjaiste?. Ndoshta ky emertim eshte bere per ti pelqyer udheheqjes se kohes dhe kritikes se realizmit socialist. Nuk e di nese rshte gjall autori nèse po do ti rekomndoja riemerimin e piktures. Gjate asaj periudhe vajzat e pikturuara do te ishin o tezgjaiste, o tornitore, o trsktoriste, o mjelse te dalluara, etj.,etj. Vetem vetja e tyre ato nuk mund te ishin.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zani

      E mora vesh pse quhet tezgjaiste, sepse ne sfond eshte qylimi, po te ishte nje fushe me grur do te quhej kooperativistja.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje