“Kolonia e piktorëve të vegjël"/ Në Korçë nis sesionet eventi kushtuar fëmijëve piktorë

7 Nëntor 2025, 12:31Kulturë TEMA
“Kolonia e piktorëve të vegjël"/ Në

Në Kolonjë ka nisur edicioni i 7-të i “Kolonisë së piktorëve të vegjël”, një aktivitet që mbledh çdo vit dhjetëra fëmijë të talentuar nga i gjithë qarku i Korçës. Organizuar nga Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Kolonjë, kjo koloni tre-ditore u krijon të vegjëlve hapësirën ideale për të pikturuar në natyrë, për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar nga mësues e artistë profesionistë. Gjatë aktivitetit, fëmijët tregojnë emocionet dhe përjetimet e tyre, duke e cilësuar koloninë një përvojë të veçantë që i ndihmon të rriten artistikisht.

“Kjo është hera ime e parë dhe është diçka shumë argëtuese“, u shpreh një ndër fëmijët.

“Kam zgjedhur pamjen e natyrës dhe është shumë e bukur“ tha një tjetër.

Një prej mësuesve të pikturës thekson rëndësinë e këtij formati, i cili i afron nxënësit me artin dhe i ndihmon të zhvillojnë kreativitetin në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e Kolonjës duke i bërë ata më aktivë në mënyrë që të njohin më mirë komunitetin dhe të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me të.

“Marrin pjesë 23 fëmijë dhe besoj se është një aktivitet shumë i mirë për fëmijët”, tha Robert Çaushi, Instruktor pikture në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Kolonjë.

Kolonia do të mbyllet me një ekspozitë të punimeve të realizuara gjatë këtyre ditëve, ku do të shpaloset talenti dhe fantazia e brezit të ri të artistëve të cilët me punët e tyre do të bëjnë krenarë prindërit dhe të ngazëllejnë ata që do të shohin veprat e tyre. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje