Eurovizioni për të rinj/ Shqipëria e përfaqësuar nga Kroni Pula nxjerr këngën "Fruta perime"

6 Nëntor 2025, 17:50Kulturë TEMA
Eurovizioni për të rinj/ Shqipëria e përfaqësuar nga

Publikohet  klipi i këngës “Fruta perime”, me të cilën Kroni Pula do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet më 13 dhjetor në Tbilisi, Gjeorgji. Përfaqësia e Shqipërisë vetëm sa na bën krenarë.

Artistja e re u shpall fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, duke rrëmbyer çmimin e madh në kategorinë “Junior” me interpretimin plot energji të këngës “Fruta perime”. Kjo fitore e çon direkt për në Eurovizionin për të rin,

Kënga është kompozuar dhe orkestruar nga Adrian Hila, ndërsa sjell një mesazh të gëzueshëm për jetën, ngjyrat dhe ushqimin e shëndetshëm përmes vargjeve plot ritëm e humor, që sigurisht janë të nevojshme për një këngë që në fund të fundit është për fëmijë.

Artistja e vogël Kroni Pula rrëfen emocionet që e kanë pushtuar për këtë ekperiencë të re që e pret. Ajo ka marrë guximin të shprehet pavarësisht moshës së re.

“Është një nga gjërat më të bukura që unë kam bërë. E pres me gjithë kënaqësi, jam përgatitur shumë. Kam bërë shumë shokë e shoqe, nga Spanja, Gjerogjia, në të gjithë vendet. Atmosfera ishte shumë e bukur. Unë u kënaqa shumë tek klipi, këtë gjë e bëra edhe me disa shoqe e shokë. Kënga ime është një mesazh që fëmijët të hanë fruta dhe perime sepse i bëjnë mirë. Mesazhi im është që të gjithë fëmijët të hanë më shumë fruta perime, të hanë ndonjëherë ndonjë ëmbëlsirë të vogël, por më shumë të hanë shëndetshëm” shprehet artistja  e vogël.

Kroni Pula pritet të ngjitet në skenën e Junior Eurovision 2025 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën e saj plot ngjyra dhe pozitivitet, duke sjellë në skenën ndërkombëtare shpirtin dhe energjinë e fëmijëve shqiptarë, dhe për të ngritur lart zemrat e të gjithëve që do e ndjekin. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje