“Ura e Katiut, Bënjë Përmet”, një pamje mahnitëse e natyrës shqiptare, ku bukuria e gurit dhe ujit bashkohen në harmoni të plotë.
Ura e vjetër, e ndërtuar me gurë, e vendosur mbi lumin me ujë të kaltër që rrjedh qetë nën të. Në sfond shfaqen kodrat e gjelbra dhe qielli i kthjellët, që japin ndjesinë e paqes dhe përjetësisë. Vepra përcjell frymën e traditës dhe të qëndrueshmërisë.
Bukuritë e natyrës shqiptare, nga Ulqini deri në Pargë, nga Mitrovica, në Shkup, Manastir, Kolonjë dhe deri në Vlorë, ku ruhen historia, gjuha, tradita dhe zakonet, janë pjesë e veprës së piktorit Arben Kristani.
Arben Kristani, lindur në Përmet dhe banues në Durrës, është një ndër piktorët më të sukseshëm të gjeneratës së të arteve figurative.
Në veprën dhe artin e tij figurativ, në teknikën e vajit, akuarelit dhe grafikës evidentohen punë në gjinënë e peizazhit, portretit, natyrës së qetë, eksperimentime estetike, arti modern, etj.
Ka çelur mbi 15 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në tri të përbashkëta, në Durrës, Tiranë dhe në Përmet, qytetin e tij të lindjes, si dhe në kolonitë në Ersekë dhe Lezhë.
Arben Kristani ka marrë pjesë në “koloni ndërkombëtare piktorësh” dhe ka ekspozuar punimet në vende të ndryshme të rajonit dhe në botë. /liberale/
Lini një Përgjigje