Një nga tri veprat më të mëdha të muzikës së shekullit të 20-të, „Historia e Ushtarit“ e kompozitorit të madh rus Igor Stravinski, njëkohësisht dhe burri i të famshmes Coco Chanele, erdhi në Durrës e interpretuar për herë të parë, nga Orkestra Simfonike të Forcave të Armatosura, nën drejtimin e violinistit Florian Vlashi.
Muzika dhe fjala nën interpretimin e aktores Ema Andrea, përcollën te publiku një përjetim artistik të veçantë, që ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë ata që e ndoqën performancën e aktores së madhe shqiptare.
Një përrallë muzikore ku muzika, fjala dhe lëvizja bashkohen për të treguar historinë e një ushtari që i shet shpirtin dhe violinën e tij djallit, një metaforë e fuqishme që mbetet e gjallë në çdo kohë dhe i flet çdo brezi, ja çfarë është kjo vepër!
“Jam shumë i lumtur se është një muzikë e jashtëzakonshme, por dhe një mesazh i rëndësishëm që është shkruar në 1918”, u shpreh violinisti, Florian Vlashi.
“Është një vepër e vështirë gjithashtu sa sfiduese dhe e bukur. Ka të bëj me aktrimin dhe muzikën”, u shpreh aktorja Ema Andrea.
Për instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, kjo vepër është një sfidë e vërtetë artistike, që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe ndjeshmëri të thellë muzikore, diçka e vëçantë për tu mbërritur, por brenda mundësive të orkestrës.
“Jemi 3 solistë të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura dhe është një nder dhe privilegj që luaj me profesorin e nderuar Florian Vlashi”, tha Igli Zeqiri, Solist i Orkestrës Simfonike FA
Me ironinë, ritmin dhe poezinë e saj, “Historia e Ushtarit” ringjalli emocione të forta tek artdashësit durrsakë, duke dëshmuar se arti i vërtetë është i përjetshëm dhe pa kufij. Ata e ndoqën me shumë dashamirësi dhe duartrokitje. A.K./TemA
Lini një Përgjigje