Në episodin radhës të Apostrof Podcast, shkrimtari dhe diplomati Luan Rama flet për qytetet shqiptare që po humbasin identitetin e tyre nën presionin e zhvillimit modern.
Sipas tij, qytete me traditë dhe histori si Berati apo Gjirokastra vazhdojnë të ruajnë fytyrën e tyre kulturore, ndërsa ai shpreh keqardhje që Tirana po shndërrohet në një hapësirë, e cila i ngjan çdo qyteti tjetër evropian, duke humbur çdo lloj veçantie të saj.
“Turizmi zhvillohet edhe përmes kujtesës,” thotë Rama, “sepse çdo qytet ka fytyrën e vet" dhe kur e humb, humbet edhe shpirtin.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Luan Rama mes artit, letërsisë dhe diplomacisë | Apostrof #42