“Na ishte dikur…”/ Vjen në Korçë ekspozita me kostume tradicionale

4 Nëntor 2025, 12:14Kulturë TEMA
“Na ishte dikur…”/ Vjen në Korçë ekspozita

Në ambientet e “Shtëpisë së Flamurit” në Korçë u çel ekspozita “Na ishte dikur…”, e autores dhe kostumografes së njohur Lirika Pojani, një homazh ndaj trashëgimisë sonë kulturore dhe elegancës së veshjeve popullore shqiptare të cilat në asnjë mënyrë nuk duhen lënë në harresë sepse janë pjesë e trashëgimisë tonë materiale

Përmes dhjetëra kostumeve tradicionale nga rajoni i Korçës, ekspozita fton vizitorët në një udhëtim emocional drejt rrënjëve, ku çdo detaj përcjell mjeshtëri, identitet dhe kujtesë historike vetëm për kënaqësinë e spektatorëve.

“Është një mozaik ngjyrash, një mozaik simbolesh. Është një bashkëpunim me Vasil Mijon që ka sjellë këto personazhe dhe të ishin të gjallë”, u shpreh Pojani.

Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë, që kanë admiruar mjeshtërinë dhe bukurinë e kostumeve tradicionale por dhe kanë ditur të vlerësojnë historinë e tyre të veçantë dhe të rëndësishme për kujtesën kolektive.

“Më pëlqen shumë, është ekspozitë shumë e bukur. Aksesorët e përdorur në kostume janë të veçantë dhe më tepër më pëlqejnë kostumet e burrave”, tha nja vizitor.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë në “Shtëpinë e Flamurit”, duke ofruar për publikun një përvojë autentike që lidh artin me traditën për të gjithë ata që kanë dëshirën ta vizitojnë. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. D
    Dhimiter Xhoga*Guri Naimit D.

    Ju lumte sa beni me Atdhetari Lavdi ATDHEUT TONE_ NENES-Shqiperi!. Ju urojme ne*Pasardhesit veterane*-Toronto-me mbi 100 Antarw/e-Mbareshqiptare* ! Lavdi TRE NENDOREVE*- te PV-.1444-1912 e Cl. 1944.!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje