Ditën e sotme, duke filluar që nga ora 12:00 në Librarinë Babel te Piramida e Tiranës u mbajt promovimi i përkthimit më të fundit të Bashkim Shehut.
Libri vjen nga autori i mirënjohur spanjoll Javier Cercas dhe titullohet « Anatomia e një çasti ». Ky është libri i katërt që vjen në shqip nga Cercas me përkthimin e Bashkim Shehut dhe mbështetjen e ambasadave.
Eventi promovues u mbajt në kuadër të javës kulturore spanjolle. Në event folën studiuesi dhe poeti Preç Zogaj, botuesja Arlinda Dudaj dhe Artan Puto e Remzi Lani që vunë në dukje mosdallimet mes realitetit e fiksionit në veprën e Cercas.
Përndryshe, një paradite letrare e këndshme për të gjithë A.K./TemA
Lini një Përgjigje