Ka artistë që skalitin gurin, të tjerë që i japin formë bronzit, ndërsa Helidon Xhixha është i vetmi që përkul dritën. Dhe e bën këtë përmes çelikut inox, i aftë të reflektojë, shtrembërojë, thithë dhe rivendosë realitetin në një formë të re duke përftuar kryevepra që kënaqin të gjithë shikuesit
Të tilla janë këto shtatë skulptura monumentale të vendosura më 26 korrik në zonat më interesante të qytetit italian të Beneventos, ku do të qëndrojnë deri më 7 janar të vitit të ardhshëm, një ekspozitë e rrallë kjo për të gjithë shqiptarët e trevave të cilët e kanë të vështirë të gjejnë suksesin në Europër apo Amerikë.
“Benevento në dritë”, një ekspozitë personale në mjedise të hapura, është pjesë e edicionit të 46-të të Festivalit “Benevento Città Spettacolo”. Këto 7 skulptura synojnë të transformojnë zemrën historike të qytetit në një galeri të gjallë reflektimesh dhe tensionesh vizuale, midis së kaluarës dhe së ardhmes, materies dhe imagjinatës. Këto tensione vijnë e bëhen politike për mirë në mënyrë që të transformojnë jetët e banorëve pozitivisht.
Ekspozita është kuruar nga Francesco Creta, ndërsa Alfred Mirashi Milot kanë sintetizuar veprat e përzgjedhura, nga e gjithë karriera artistike e Xhixhës, që nga debutimi në vitin 2006 deri te krijimet e tij të fundit është një trajektore në ngritje për artistin shqiptar.
Nuk është një ekspozitë e thjeshtë, por një udhëtim përjetues në të cilin vepra bashkohet me kontekstin e saj, duke u bërë një pasqyrë urbane, duke pyetur shikuesin dhe njëkohësisht duke reflektuar atë që projektojmë në hapësirën publike.
Skulpturat e tij janë një lojë jo vetëm e formës, por edhe e dritës dhe reflekseve të saj që shkojnë në kufinjtë e magjisë nepërmjet misdirevtion. Një lojë e përhershme ku e vërteta dhe gënjeshtra luajnë si macja me miun.
“Benevento in dritë” nuk është thjesht një ekspozitë; është një ftesë për ta parë qytetin me sy të freskët, për t’u angazhuar dhe për të vënë në pikëpyetje praninë e dikujt në hapësirën urbane. Xhixha ka qenë gjithmonë i lidhur me Italinë përmes trajnimit dhe frymëzimit, duke e kthyer artin bashkëkohor në qendra të jetës publike, aty ku i takon – larg elitës, në sheshe, nën diell, midis njerëzve.
Arti i tij ka qenë gjithmonë në komunikim me publikun përmes hapësirave publike, duke dëshmuar mjeshtërinë e artistit që çelikut i jep jetë, formë dhe kuptim duke e larguar nga përdorimet e tij të famshme ushtarake dhe duke e bërë një mik të njeriut.
Në vitin 2015 ai u bë pjesë e Bienales së Venedikut, më pas instaloi një vepër të tij në aeroportin e Malpensës, ndërsa në 2017 kopshti i Bobolit në Firence mikpriti ekspozitën e tij personale.
E fundit ishte ekspozita “Thyerja e dritës” në Muzeun Guandong në Guangzhou, Kinë, që e bëri bashkë Xhixhën me mikun e tij Alfred Mirashi Milot. A.K./TemA
Lini një Përgjigje