“Eposi shqiptar”, rivënia në skenë e “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës

2 Nëntor 2025, 14:10Kulturë TEMA
“Eposi shqiptar”, rivënia në skenë e

Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u ngjit në skenë shfaqja “Eposi Shqiptar”, një interpretim i ri i “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës, një prej poetëve tanë të mëdhenj dhe ndoshta poetit më të madh pas Naimit

Përmes një gërshetimi mjeshtëror të aktrimit, muzikës tradicionale dhe skenografisë simbolike, publiku përjetoi një mënyrë të re e të ndjerë për të njohur kryeveprën e poetit kombëtar e cila është shumë rezonuese dhe me ditët tona dhe mund të na japë mësime të mirë dhe sot

Dramatizimi dhe regjia nga Kol Kunora, ndërsa të rinjtë nga Lezha sollën aktrimin e tyre përmes kësaj vepre të madhe. Tingujt e lahutës u përcollën me mjeshtëri nga Pretash Nilaj, i shpallur “Mjeshtër i Madh”, duke sjellë në sallë frymën autentike të epikës shqiptare.

Sipas regjisorit Kunora, kjo shfaqje është vetëm hapi i parë i një cikli artistik që do të sjellë “Lahutën e Malcis” në forma të reja interpretimi, duke e afruar edhe më shumë me publikun e sotëm i cili me siguri e ka mësuar Fishtën në bankat e shkollës por është larguar nga ai kur është rritur dhe tani ka rastin ta rigjejë

Edhe për aktorët, përballja me gjuhën, emocionin dhe dimensionin filozofik të veprës ishte një sfidë e bukur që kërkonte përkushtim dhe ndjeshmëri. Kujtojmë se Fishta shkruan gegnisht dhe për disa shqiptarë kjo është e vështirë të gëlltitet.

Ky projekt kulturor, pjesë e Tetorit Fishtjan, synon të ruajë e përcjellë trashëgiminë e At Fishtës në një formë bashkëkohore, që e bën artin e tij të gjallë në skenën e sotme. A.K./TemA

Lini një Përgjigje