I ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, poeti, publicisti dhe ish-diplomati Luan Rama, flet për lidhjen që ekziston mes artit, letërsisë dhe diplomacisë, duke kujtuar kohën kur përfaqësuesit diplomatikë shërbenin edhe ura kulturore mes kombeve dhe shoqërive të ndryshme.
Megjithatë, ai shpreh keqardhje që tradita e diplomatëve që shkruanin libra dhe kontribuonin në jetën intelektuale po zbehet, për t’ia lënë vendin atyre që ai i cilëson si ambasadorë politikë, apo si në rastin e diplomatëve amerikanë, ku ambasdor shpesh bëhen ata që investojnë më shumë në fushata elektorale.
Në bisedë ai ndalet gjithashtu te Tirana bashkëkohore, zhvillimi i vrullshëm i saj dhe çmimi që paguhet për këtë transformim — humbja e kujtesës, ftohja mes njerëzve, por zbehja e asaj ndjenje qytetarie që dikur lidhej me kulturën.
Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00.