Korça mirëpriti edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Air Beat Festival – Lulu Fest” duke krijua në rrugët e qytetit jugor një atmosferë të hareshme dhe të gëzueshme që nuk kaloi pa vëmendjen e qeverisë.
Kryeministri Edi Rama ndau dje momente nga atmosfera e krijuar në Korçë, ku mbi 150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kroacia përcollën një atmosferë ndryshe për të gjithë pjesëmarrësit në festival që u argëtuan pa masë.
Nga performancat në rrugë e sheshe, deri te koncerti madhështor përmbyllës, Rama vlerësoi se “festivali u bë një homazh për artin frymor dhe trashëgiminë muzikore korçare” duke i dhënë Korçës atë që i takon në organizimin e festive.
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Air Beat Festival – Lulu Fest”, konsiderohet një tjetër dëshmi e gjallë e traditës dhe shpirtit kulturor që e bën Korçën unike në çështje të muzikës dhe kujtojmë këtu vetëm pak serenatat e famshme të qytetit.
Përgjatë ditëve të festivalit, qyteti i Korçës u mbush me tingujt magjikë të orkestrave frymore me performanca të jashtëzakonshme që krijuan një atmosferë të ndryshme dhe të hareshme.
“Lulu Fest” më shumë se një festival, konsiderohet një homazh për artin frymor, për traditën e pasur muzikore korçare dhe për mjeshtrit që e kanë dhënë këtij qyteti një tingull unik dhe shpresojmë që të jetë një tingull që të zgjasë në vite sepse ndihmon shumë për turizmin,
Festivali frymëzohet edhe nga banda historike “Vatra”, simbol i kulturës muzikore korçare mbi një shekull më parë, dhe një trashëgimi që sot po ringjallet përmes brezave të rinj.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje