Në qytetin e Beratit u bë dëgjesa publike mbi draftin e Planit të Menaxhimit të Integruar, të hartuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të Universitetit Politeknik të Tiranës, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Firences dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Në shenjestër të këtij plani të mirëmenduar janë mirë menaxhimi i qendrave historike në mënyrë që ato të jenë sa më shumë rezultative.
Drafti i Planit të Menaxhimit të Integruar është për Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, pasuri botërore në seri është lajm i mirë për të gjithë restauratorët dhe turistët që më në fund do të kenë një menaxhim të mirë.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm profesionistë të trashëgimisë kulturore, institucionet lokale, shoqatat kulturore, komunitetet fetare, operatorët turistikë, bizneset që operojnë në Qendrën Historike dhe banorë të lagjeve muzeale. Gjithashtu ishte e pranishme drejtorja i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Joli Mitrojorgji.
Në takim u diskutua mbi rezultatet e deritanishme dhe u mblodhën kontribute të vyera për pasurimin e Planit të Menaxhimit të Integruar, të prezantuar nga dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Armand Vokshi.
Plani i menaxhimit synon:
Ruajtjen dhe vlerësimin e Vlerës së Jashtëzakonshme Universale;
Zbatimin e vendimeve të UNESCO-s;
Analizë të detajuar të vlerave të trashëgimisë;
Menaxhim të riskut dhe zbutje të kërcënimeve;
Harmonizim të dokumenteve për konservim e zhvillim;
Bashkëpunim të gjerë ndërinstitucional.
Në prezantim u paraqit gjithashtu plani i veprimit i strukturuar në objektiva afatgjatë, i cili më pas u diskutua me pjesëmarrësit së bashku me objektivat që synon të arrijë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje