Rijetëzohen hapësirat e lëna pas dore në Korçë: Kampionati i fluturimeve i jep ngjyra ish Fushës së Aviacionit

31 Tetor 2025, 10:48Kulturë TEMA
Rijetëzohen hapësirat e lëna pas dore në Korçë:

Nisi dje në qytetin e Korçës kampionati i fluturimeve “Korça Open Air”. Një lajm i mirë për të gjithë dashmirësit e adrenalinës në vend që nuk janë të shumtë por kanë nevojë dhe ata për hapësirën e tyre

Ky do të jetë edicioni i 11-të i këtij kampionati që pritet t’i sjellë qytetit një atmosferë të jashtëzakonshme që do të bëjë bashkë pilotë e sportdashës nga i gjithë vendi. Gjë që kontribuon për ta vënë Korçën  dhe më shumë se është në një hartë turistike.

“Nga 30 tetori deri më 2 nëntor, qielli i Korçës do të vishet me ngjyra, adrenalinë dhe emocion”, shkroi kryebashkiaku Sotiraq Filo në rrjetet sociale, duke lajmëruar kështu ngjarjen e rrallë në qytet.

Në programin e ditës së sotme janë fluturimet me paramotore, fluturime testuese precizioni si dhe regjistrimi i pilotëve për garën e precizionit. Sot kampionati do të vazhdojë me garat e precizionit, aeromodelling me fëmijët, tek qyteza e fëmijëve, edhe të vegjlit do të kenë hapësirën e tyre në këtë event që ka “pushtuar” qytetin e Korçës.

 Për mbrëmjen e datës 1 nëntor është parashikuar një mbrëmje festive ndërsa të dielën do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve për të cilët mezi i pritet të gjithë kompetitorëve në këtë kampionat

Aktivitetet e këtij kampionati do të zhvillohen në fushën e fluturimit në Lumalas (ish-fusha e aviacionit). Prandaj kjo ngjarje do të shërbejë për rivitalizmin e hapësirave të lëna pas dore për t’i rikthyer ato në vëmëndjen publike dhe atë shtetërore.

Filo ftoi të gjithë bashkëqytetarët e tij të shijojnë së bashku fluturimet mbi Korçë dhe emocionet e sportit të ajrit. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje