Mbrëmje muzikore në Universitetin e Arteve : Strauss ndëthuret me ritme xhaz

31 Tetor 2025, 08:28Kulturë TEMA
Mbrëmje muzikore në Universitetin e Arteve : Strauss

Muzika e përjetshme e Johan Shtrausit (Johann Strauss) erdhi mbrëmjen e djeshme në sallën Black Box të Universitetit të Arteve, duke u ndërthurur me elemente jazz-i, pop-i dhe chanson-i. Ky ishte një event që solli në vëmendjen publike një dimension të harruar të muzikës, pikërisht atë klasike.

Clara Montocchio Quintet erdhi me një koncert unik ndërzhanror, në kuadër të aktiviteteve të Javës Kulturore Austriake që po zhvillohen në kryeqytet. Ato i dhanë një modernizim, nëse mund ta quajmë kështu, muzikës klasike duke e ndëthurur atë me zhanre të tjera, të muzikës xhaz dhe asaj soul, por jo vetëm, edhe pop dhe RNB.

Programi që prezantoi kuinteti, solli pjesë të rikompozuara nga kryeveprat e Shtrausit, përfshirë “Kupleja e Orlofsky”-t, “Meine Lippen, sie küssen so heiß”, “Ëiener Blut” dhe të tjera, duke i sjellë në një peizazh tingujsh bashkëkohorë për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve në sallën e Universitetit të arteve që nuk ishin vetëm studentë por dhe qytetarë të thjeshtë që kishin ardhur për të shijuar shfaqjen

Performanca emocionoi dashamirësit e muzikës të mbledhur në sallën Black Box, ku hyrja ishte e lirë dhe pa bileta, çfarë okazioni për dashamirësit e muzikës së mirë të cilët ishin të shumtë.

Pesë muzikantët, të trajnuar në muzikën klasike, krijuan një përvojë dinamike muzikore që kapërceu kufijtë e zhanreve dhe solli muzikën e Shtrausit në shekullin XXI duke i dhënë shumë hare sallës Black Box por dhe shpirt dhe ndjenjë. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje