Ndahet nga jeta djali i Fatos Kongolit!

30 Tetor 2025, 12:24Kulturë TEMA
Ndahet nga jeta djali i Fatos Kongolit!

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit tonë të madh Fatos Kongoli. Lajmin e bënë të ditur Botime Toena në fb.

Ai ishte 47 vjeç dhe jetonte në New York, dhe ishte shkrimtar vetë (shkruante me pssudonime) por me profesion polic.

Në shqip ka qarkulluar një roman i tij me titull "Transplanti i jetës", po nga botimet e mirënjohura Toena.

Në proces botimi pritet romani i fundit. I shprehim ngushëllimet familjes Kongoli për humbjen.

Më poshtë postimi i plotë:

"Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.

DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.
Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
- Imprint legacy, 2019
- Morning star, 2020
- Yesterday's Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022
Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar "TRANSPLANTI I JETËS" (TOENA, 2020).
Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”
Pritja për t'i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t'u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit
E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!"

A.K./TemA

9 Komente

  1. I
    Ina

    Ngushëllime për birin tuaj. “Qoftë në paqe”!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mësuesi

      Ngushellime familjes! R.I.P!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Goc´tivari

        I NRISTË SHPIRTI! HUMBJE PËR KULTURËN SHKRIMORE SHQIPTARE. PREHU NË TOKËN ARBNORE!

        Përgjigjjuni
        1. V
          V_Elbasan

          U prehtë në paqe !

          Përgjigjjuni
          1. p
            prokurori

            Tosi ngushëllime,ju prehtë shpirti në paqe! Të gjithë drejt asaj rruge jemi,por Doriani iku para kohe. Ngushullime të gjithëve!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prind i plagosur

              Ikja para kohe te femijve per prinderit qe jane ende gjalle jane goditje te medha qe nuk gjenden fjale per ngushellim.Edhe une qe shkruaj e kam patur kete fat te zi mbasi mu largua djali im ne moshen me te bukur,Me vjen shume keq per prinderit dhe i parafyturoj se ne cfare gjendje psikollogjike jane.Nderkohe i ngushelloj qe te gjejne force per te perballuar dhe lutem qe shpirti i ketij djali te ri te prehet ne paqe

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artan Luto Haxhi.

                Fatkeqesi shume e rende! Nuk gjej fjale per t’Ju ngushelluar sepse nderroi jete DRITA, Jo vetem perJu! Ai ishte I dashur per shume njerez dhe I domosdoshem per shume te tjere! I ra gurit dhe e plasi; I ra burrit dhe mbajti! Dashuria dhe shirt tij di ti beje vend gjithe te dashurve, Nenes e Babait! Vetem force e perqendrim! Do ta kujtojme ngahera Doranin aq te dashur e te vendosur! Respekt I ndjere,

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Greta

                  Ngushëllime, qoftë i parajsës…

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    V S Elbasan

                    Ngushëllime të sinqerta !

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje