Poezia urbane e një brezi të ri: “Kaos Zherminal” i Elvin Nurit dhe ndjesitë e Tiranës moderne

30 Tetor 2025, 22:55Kulturë TEMA
Poezia urbane e një brezi të ri: “Kaos Zherminal” i Elvin

Në një atmosferë të ngrohtë letrare u promovua sot vëllimi me poezi, "Kaos Zherminal" i autorit Elvin Nuri, fitues i Çmimit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për autorët e rinj. Ky botim shënon një zë të veçantë në poezinë bashkëkohore shqiptare, duke sjellë reflektime mbi jetesën urbane, vetminë dhe ritmet emocionale, veçanërisht të Tiranës së dekadës së fundit.

Poezitë e Nurit lexohen si fragmente të një ditari të heshtur qyteti, ku përzihen ndjesitë, vetmitë dhe ritmet që përbëjnë përditshmërinë e Tiranës. Përmes tyre, poeti arrin të japë një tablo intime të brezit të tij: një brez që lëkundet mes lodhjes politike, cinizmit të përditshëm dhe një dëshire të papërkufizuar për të jetuar me intensitet.

Elvin Nuri ka botuar më herët në gjuhën italiane “Breve storia della propaganda”, ndërsa ky vëllim i parë poetik e zgjeron fushën e tij krijuese, duke kaluar nga analiza e diskursit publik në një poezi të përqendruar te njeriu dhe ndjesia. /b.r

1 Komente

  1. V
    Vala

    Kuptojeni qe nuk eshte koha e poezise dhe cdo sforcim, perben shemtim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje