PIKTURA E DITËS: "Vjosa Osmani"- Portret i Presidentes së Kosovës nga Gazmend Freitag

31 Tetor 2025, 14:46Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Vjosa Osmani"- Portret i Presidentes së

Artisti i njohur Gazmend Freitag më lart ka paraqitur në telajo portretin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. Ajo duket e vendosur dhe e fuqishme, me një shikim që inspiron respekt dhe besim.

Ngjyrat e qeta që artisti ka përdorur rreth saj theksojnë qetësinë dhe autoritetin e figurës, duke e bërë portretin të fuqishëm për lidershipin e saj.

Gazmend Freitag është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani. Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri.

Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.

Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki. Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është "Baresha", me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj. /liberale/

2 Komente

  1. B
    Bravo piktori Gazmend

    Do ti pelqen Vjoses ky portret, patjeter!

    Përgjigjjuni
    1. L
      La Bohemëëëëë….

      Këtej nga Tirana, këtijë basureti, do ti thoshin, paska dalë si BUK FIQE.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje