Sagrada Familia në Barcelonë bëhet katedralja më e lartë në botë

31 Tetor 2025, 18:32Kulturë TEMA
Sagrada Familia në Barcelonë bëhet katedralja më e

E enjtja e 30 tetorit shënoi një moment historik në arkitekturën botërore, kur “Sagrada Familia” e Barcelonës tejkaloi zyrtarisht “Ulm Münster” në Gjermani, duke u bërë katedralja më e lartë në botë.

Katedralja “Sagrada familia” shënon një prej kryeveprave të arkitekturës botërore e cila mbahet në tërë botën si një prej atraksioneve kryesorë të Barcelonës.

Me një lartësi prej 162.91 metrash, vepra e mjeshtrit Antoni Gaudí është vetëm 1.38 metra më e lartë se katedralja gotike protestante në Gjermani, e cila mbante rekordin prej 161.53 metrash që nga përfundimi i saj në 1890.

Antonio Gaudi njihet si gjeniu rebel i arkitekturës që kishte kërkesa shumë të veçanta ndaj vetes për ndërtesat që krijonte duke u munduar të ruante gjithmonë para së gjithash stilin e veçantë dhe unik.

Momenti kyç që mundësoi këtë rekord të ri ishte vendosja e pjesës së parë të Kullës së Jezu Krishtit në majën e navës qendrore. Një vinç instaloi këtë pjesë të enjten në mëngjes, si pjesë e fazës përfundimtare të ndërtimit të kullës qendrore, e cila do të arrijë 172 metra kur të përfundojë plotësisht në muajt e ardhshëm.

Kujtojmë se Gaudi e la ‘Sagrada familia’ të papërfunduar pasi vdiq nga një aksident i çuditshëm, ai u shtyp në rrugë nga një autobus teksa ishte nisur për në punë me plane të mëdha në kokë.

Në 2024, 4.9 milion vizitorë paguan për të vizituar bazilikën, 15% e tyre nga Shtetet e Bashkuara. Ky fluks i qëndrueshëm i vizitorëve, tërhequr nga estetika unike e Gaudit që kombinon simbolikën katolike me forma organike, financon vazhdimin e ndërtimit.

Viti 2026 do të shënojë 100-vjetorin e vdekjes së Antoni Gaudit, dhe katedralja po përgatit ngjarje të ndryshme për të festuar trashëgiminë e arkitektit katalanas. Veprat e tij, që përfshijnë edhe ndërtesa ikonike në Barcelonë dhe qytete të tjera të Spanjës, kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në arkitekturën botërore.

Sagrada Familia, tashmë katedralja më e lartë në botë, qëndron si dëshmi më e madhe e gjenialitetit krijues dhe vizionit unik të artit të shenjtë të Gaudit.

Bazilika e famshme Sagrada Família është shpallur kisha më e lartë në botë.

Pas vendosjes së pjesës së parë të kryqit në majën e kullës qendrore, ndërtesa ka arritur një lartësi prej 162.9 metra, duke kaluar Ulm Minster në Gjermani që e mbante më parë këtë rekord fantastik. A.K./TemA

Lini një Përgjigje