RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Kategoria: Biografi dhe Kujtime, Autobiografi
Shtëpi botuese: Mediaprint
"Portret gjysheje" është një novelë autobiografike që lind nga malli, ushqehet me kujtim dhe frymon dashuri. Në faqet e saj, autorja nuk rrëfen thjesht historinë e marrëdhënies së vet me gjyshen, por ndërton me ndjeshmëri një univers të përbashkët emocionesh ku secili prej nesh mund të gjejë diçka nga vetja, një aromë shtëpie, një dorë të butë që të ledhaton flokët, një zë që s'harrohet.
Në këtë rrëfim të ngrohtë ndjenja e humbjes dhe kujtesa e dashurisë së pastër pleksen me ëndrrën, me reflektimin dhe nostalgjinë, duke e kthyer kujtimin personal në një përvojë universale.
"Portret gjysheje" bëhet kështu një homazh për gjyshërit, ata njerëz të urtë e të dhembshur që i japin formë fëmijërisë sonë, mbjellin brenda nesh vlera të përjetshme dhe lënë gjurmë që nuk i fshin as koha.
Në fund, përmes ndjesive të thella të autores, lexuesi ndalet e mendon për kohën e kufizuar që kemi për t'i jetuar ata që duam dhe ndoshta ndien një thirrje të brendshme për t'u qëndruar atyre më pranë e për t'u falur sa më shumë dashuri.
Lini një Përgjigje