Ditën e nesërme, të hënën, duke filluar nga ora 12:00 pranë ambienteve të “Librari Babel” te Piramida promovohet përkthimi i ri i Bashkim Shehut.
Përkthimi vjen si një libër i dytë në shqip, pas “Mashtruesit”, i autorit të famshëm spanjoll Javier Cercas.
Libri titullohet « Anatomia e një çasti » dhe është botuar nga e mirënjohura shqiptare “Dudaj” si projekt në kuadër të javës kulturore spanjolle.
Libri është interesant dhe një lexim që ja vlen. Përkthyesi i librit shkrimtari dhe intelektuali Bashkim Shehu do jetë i pranishëm vetë në promovim. A.K./TemA
Lini një Përgjigje