“Muaji i letërsisë” në Elbasan ul siparin me aktivitete të shumëllojshme.

1 Nëntor 2025, 12:56Kulturë TEMA
“Muaji i letërsisë” në Elbasan ul siparin me

Biblioteka Publike e Qytetit “Qemal Baholli” në Elbasan përmbylli veprimtaritë e zhvilluara gjatë muajit tetor, i cili u dedikua plotësisht letërsisë dhe leximit si një shtysë më tepër për të inkurajuar këtë hobi tashmë “të tejkaluar” nga një pjesë e madhe e shoqërisë, si vihet re dhe nga testet e studimet më të fundit për edukimi, kujtojmë rezultatet fatale të vetëm pak kohëve më parë të PISA.

Gjatë tetorit, biblioteka u kthye në një hapësirë të gjallë kulture, ku u organizuan aktivitete të larmishme që sollën më afër lexuesit me autorët dhe botën e librit, por sollën më afër autorët dhe lexuesit me njëri tjetrin duke krijuar kështu komunikim dhe mes brezave, edhe mes njerëzve, një gjë shumë e rëndësishme kjo.

 Pati takime me shkrimtarë e poetë, lexime publike, promovime librash, si edhe aktivitete të veçanta për fëmijë e të rinj, të cilat e shndërruan “Muajin e Letërsisë” në një udhëtim të bukur përmes fjalës së shkruar dhe emocioneve që ajo përcjell.

Fjala e shkruar është një traditë e lashtë e trevave shqiptare, edhe kur shqiptarët nuk shkruanin shqip nën perandorinë osmane, ato e donin dhe e jetonin poezinë dhe teologjinë. Këto veprimtari, të zhvilluara me mbështetjen e Bashkisë Elbasan, synojnë të nxisin dashurinë për librin dhe kulturën e leximit.

Biblioteka “Qemal Baholli” bën të ditur se fryma e letërsisë do të vazhdojë të mbetet e gjallë në çdo ditë të vitit, si pjesë e pandarë e jetës kulturore të qytetit të Elbasanit. Ndërkohë që Bashkia Elbasan mbetet e angazhuar në mbështetjen e institucioneve kulturore të qytetit, duke siguruar që leximi dhe aktivitetet kulturore të zhvillohen dhe përmirësohen çdo vit. A.K./TemA

 

 

Lini një Përgjigje