VIDEO/ Luan Rama mes artit, letërsisë dhe diplomacisë

2 Nëntor 2025, 17:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Luan Rama mes artit, letërsisë dhe diplomacisë

Ç’ndodh kur diplomacia humbet lidhjen me traditën dhe kultura shndërrohet thjesht në një formë tjetër marketingu? Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, poeti, publicist dhe ish-diplomati Luan Rama reflekton për lidhjet e harruara mes artit e letërsisë dhe diplomacisë.

Ai thotë se dikur ambasadorët dhe diplomatët ishin njëkohësisht historiaën, arkeologë dhe njerëz të letrave. Pra, në thelb, shërbenin si ura kulturore mes kombeve dhe shoqërive të ndryshme, ndërsa sot janë zëvendësuar nga diplomatët politikë, apo si në rastin e SHBA-ve, ku ambasadorë bëhen ata që finacojnë më shumë fushatat elektorale të presidentit të ardhshëm.

Bisedojmë gjithashtu në lidhje me progresin që, ndonëse i dukshëm, shoqërohet nga ndjesia e luftës, ndërsa problematikat e shpirtit njerëzor, thotë Rama, mbeten thuajse të njëjta me ato që lexojmë në letërsi dhe mitet e antikitetit. Flasim po ashtu për progresin lokal, transformimin e Tiranës, që gjithashtu ka sjellë edhe një humbje të shpirtit të qytetit, si edhe për atë çfarë mbetet kur e bukura humbet peshën e saj të dikurshme morale.

A munden arti dhe letërsia ta shpëtojnë empatinë në një botë që sa vjen dhe bëhet më e ftohtë?