Mbi dhunën

2 Nëntor 2025, 19:51Kulturë Adri Kalaja

Mbi dhunën

Hannah Arendt është një prej filozofeve më të mëdha gra që ka nxjerrë historia e filozofisë. E kremtuar me evente, konferenca në nder të saj dhe dokumentarë e filma ajo mbetet një prej mendimtareve më origjinale që kanë marrë penën për të hedhur mendimet e tyre në letër.

Por pse ky interes për dishepullën e fundit të fenomenologut të madh gjerman Martin Heidegger. Sepse ajo është origjinale në mendimin e saj. Ajo se quan veten filozofe por teoriciene, mendon dhe rimendon vazhdimisht politikën e cila bëhet lëmia ku ajo vepron.

Arendt, çifute, i pëlqen të rishqyrtojë, të vërë në lupën e saj katastrofat e mëdha totalitare të shekullit XX për të kuptuar, për të diagnostikuar, çfarë shkoi keq me materializmin dialektik. Arendt nuk është komuniste por socialiste.

Ajo mendon se dhuna dhe politika duhet të jenë të ndara nga njëra tjetra dhe te libri i saj « Mbi dhunën », në shqip nga Nolian Selitaj dhe botuar nga Pika Pa Sipërfaqe ajo i kundërvihet politikës represive në kërkim të « eventeve », pra ngjarjeve që mund të jenë më politike se partia shtet.

Për Arendt, ashtu si për disa mendimtarë të shkollës franceze, ’68 dhe ngjarjet e ngjashme të vendeve të tjera ishin mishërimi i këtyreve eventeve, partitë komuniste as i ngjizën dhe as i kishin nën kontroll, por u përpoqën t’i përdorin.

Arendt është një mendimare që ka magjepsur shumë studiues dhe në disa prizme ajo ngjan me Walter Benjaminin, për pavarësinë e mendimit dhe për lirinë që i ofron njeriut.

Arendt ishte ndër të para antifashiste për t'i kthyer shpinën dhunës dhe për tu bërë e para ndër të shumtit që erdhën pastaj. "Mbi dhunën" është një lexim që s'duhet humbur. Një libër që të mëson të ngrihesh "mbi dhunën" për tu bërë më i madh.

Lini një Përgjigje