VIDEO/ Luan Rama: Egoizmi e ka zbehur shpirtin njerëzor. Arti dhe letërsia e vetmja shpresë për ta rikthyer empatinë

3 Nëntor 2025, 16:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Luan Rama: Egoizmi e ka zbehur shpirtin njerëzor. Arti dhe

Në episodin më të ri të Apostrof Podcast, shkrimtari dhe diplomati Luan Rama flet për ftohjen e shpirtit njerëzor dhe rolin e artit në rikthimin e empatisë.

Sipas tij, njeriu i sotëm po bëhet gjithnjë e më egoist, i mbyllur në idenë e pronës dhe të interesit personal, ndërsa letërsia dhe arti mbeten mënyrat e fundit për ta shpëtuar ndjenjën njerëzore nga boshllëku.

“Duhet të shpëtojmë përmes artit, krijimit, librit,” thotë Rama, duke shtuar se pavarësisht ndryshimeve teknologjike, libri do të mbijetojë sepse përmes tij njeriu mëson përsëri të ndjejë.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Luan Rama mes artit, letërsisë dhe diplomacisë | Apostrof #42