PIKTURA E DITËS: "Balet"- Nga artistja e mirënjohur Anila Zajmi Katanolli

4 Nëntor 2025, 14:15Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Balet"- Nga artistja e mirënjohur Anila

Anila Zajmi Katanolli është një artiste me shumë dimensione, stiliste, piktore dhe kostumografe, ku secila prej këtyre fushave ndërthuret në mënyrë të natyrshme në krijimtarinë e saj.

Pasioni për artin i lindur që në fëmijëri, mbështetur nga një nënë me dorë të sigurt në qepje dhe një baba piktor, e ka udhëhequr drejt rrugës së saj artistike.

Me disiplinë, kreativitet dhe lidhje të fortë me natyrën, ajo krijon piktura dhe veshje që reflektojnë emocione dhe traditë.

Angazhimi i saj në teatrin shqiptar si kostumografe ka pasuruar më tej stilin dhe vizionin e saj. Çdo punë e Anilës përmban një histori të veçantë dhe një pasion të palodhur për estetikën dhe artin.

Në çdo krijim, ajo reflekton ndjeshmëri, originalitet dhe një aftësi të rrallë për të bashkuar artin me jetën. /liberale/

Lini një Përgjigje