Në një kohë kur realiteti shpesh e tejkalon imagjinatën, shfaqja “Amerikan” u soll në skenën e Teatrit “Skampa” të Elbasanit si një reflektim mbi botën e sotme dhe humbjen e vlerave njerëzore, një shfaqje e nevojshme për të vënë në dukje kontradiktat morale që shfaqen në shoqërinë e sotme postmoderne.
Kjo vepër ndërthur humorin me dramën dhe romancën, duke sjellë një tablo të thellë mbi marrëdhëniet njerëzore dhe dilemat morale që i ndodhin subjektit njeri përgjatë jetës së tij e cila sot ka kaluar në epokën “post historike” po t’i besojmë filozofit Fukujama.
“Në Elbasan vij gjithmonë me shumë dëshirë dhe kam gjet një pritje të jashtëzakonshme . Elbasani ka një publik të mirë ka një teatër të mrekullueshëm”, u shpreh aktori Lulzim Zeqja.
Përmes një gjuhe ironike e situatave të papritura, personazhet përballen me realitetin e sotëm, ku e mira dhe e keqja ndërthuren, një diskutim mijëravjeçar dhe filozofik i cili akoma nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje që t’i kënaqë të gjithë palët.
“Është shumë aktuale për të gjitha lidhjet me realitetin që jetojmë”, u shpreh regjisorja, Ina Morinaj.
Shfaqja “Amerikan, bad is good again” do të vijojë turin e saj në teatrot e vendit, pas suksesit në Elbasan për kënaqësinë e të gjithë spektatorëve që janë fansa të teatrit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje