Këngëtari dhe moderatori i njohur Endrik Beba, i ftuar në emisionin “Çasti i duhur”, teksa foli për karrierën e tij zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga grupi “Lynx”. Ai foli për arsyen se pse grupi i famshëm shqiptar i muzikë rock që u bë një ndër ikonat e kësaj muzike në undergroundin kryeqytetas por dhe idhulli i mbarrë adoleshentëve në të gjithë Shqipërinë.
Vokalisti tregoi se përpara se të niste karrierën muzikore, ka punuar si moderator, më pas iu përkushtua muzikës dhe iu bashkua grupit “Lynx”. Pas përfundimit të bashkëpunimit me ta, ai u rikthye sërish në moderim, më pas u bë pjesë e grupit “Urban Band”, ndërsa aktualisht po vazhdon si artist solo.
“E kam pasur ëndërr të jem këngëtar. Në atë kohë muzika ka qenë gjithmonë në kokën time. Ëndërroja gjithmonë të ngjitesha në një skenë të madhe. E konceptoj jetën time artistike si një cikël. Kam kaluar shumë vite, rreth 8 vite me grupin ‘Lynx’. Kemi pasur çaste shumë të bukura, festivale dhe përvoja që më kanë pjekur artistikisht. Djemtë ishin shumë të talentuar, kompozitorë të shkëlqyer sepse prodhonin këngë të bukura. E njëjta gjë edhe me “Urban Band”. Por me kalimin e kohës nuk ishim më miq, dhe kjo solli ndarjen nga grupi. Nuk funksiononte më si grup,” rrëfeu ai në rtsh.
Ndarja e grupit ishte një lajm i keq për muzikën shqiptare që edhe kështu nuk është se i ka të shumtë artistët dhe grupet muzikore. A.K./TemA
Lini një Përgjigje