Rama me VIDEOmesazh: Audrey Azoulay, ish drejtorja e UNESCO, ka bërë shumë për kulturën e artin

5 Nëntor 2025, 17:49Kulturë TEMA
Rama me VIDEOmesazh: Audrey Azoulay, ish drejtorja e UNESCO, ka bërë

Me rastin e përfundimit të mandatit të drejtores së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një videomesazh përmes të cilit vlerëson maksimalisht rolin e saj në krye të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën si një prej përfaqësueseve më të denja në këtë post dhe që ka bërë shumë për kulturën dhe artin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau këtë moment të veçantë në rrjetet sociale, gjatë të cilit kryeministri Rama përshëndet Audrey Azoulay-n, në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme në Samarkand, përkrah mesazheve nga drejtues të tjerë shtetesh e personalitesh botërore të kulturës, shkencës dhe artit, të gjithë të interesuar për zhvillimet progresive të vendeve të tyre në këtë drejtim, për t’i bërë vendet e tyre akoma më europiane

“Audrey Azoulay nuk është thjesht një drejtore tjetër, por është një lidere e cila i solli UNESCO-s një dashuri të vërtetë për kulturën dhe kulturat, përtej kufijve dhe mbi të gjitha vizionet. Ajo udhëheq me forcën e qetësinë e dikujt që jo vetëm beson në pushtetin e kulturës për të mbajtur popujt dhe botën bashkë, por gjithashtu refuzon të frikësohet nga superpushteti i cinizmit që shpesh e errëson botën tonë”, shprehet kryeministri Rama në videomesazh.

Audrey Azoulay qëndroi në detyrë si drejtore e përgjithshme e UNESCO-s nga 2017-2025. Pasuesi i saj do të jetë Khaled El-Enany, i cili u zgjodh me shumicë votash në Bordin Ekzekutiv të organizatës duke shpresuar që të vazhdojë në rrugën e saj të drejtë. A.K./TemA

 

2 Komente

  1. Q
    Qytetar

    O kyeminister, populli te ka dhene voten . Zhduki nga qeveria keta grupe hajdute dhe injorante qe ti i ke bere milionere. Keta kane shkaterru administraten totalisht. Rasti i fundit i Ballukut ka kalu cdo lloj caku, nuk ka me turp per qeverine

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mungon lloji i psikiatrit

      Nje i cmendur i rrezikshem me ide fikse, qe ben sikur nuk ndjen gjirizin kundermues, qe ka sajuar,ku Europa me gjeopolitiken e saj po e cmend dhe me keq.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje