RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: "Rrëzohu, ngrihu, rrëzohu, ngrihu"
Kategoria: Biografi dhe Kujtime, Autobiografi
Shtëpia botuese: Morava
Çmimi: 1.200 Lekë
Emri im është Gianluigi Buffon. Kam luajtur futboll deri në moshën dyzet e pesë vjeç, nga të cilat njëzet e tetë si profesionist, ku mendoj se jam hedhur në tokë miliarda herë. Di si dhe kur të bie. Megjithatë, si të ngrihem, më ka mësuar jeta."
"Rrëzohu, ngrihu, rrëzohu, ngrihu" nuk është një listë e bëmave sportive të portierit më të madh të të gjitha kohërave. Ky libër tregon historinë e Gianluigi Buffon si fëmijë, djalë, burrë, baba, profesionist, njeri. Dhe gjithashtu tregon ëndrrat, planet, reflektimet, vlerat, frikën, kontradiktat, pasionet, mundimet, të qeshurat, humnerat, gëzimet dhe hidhërimet e një jete komplekse, e cila u shpreh me intensitetin më të lartë brenda dhe jashtë fushës. Në karrierën e tij të gjatë si lojtar i nivelit të lartë, Gigi Buffon ka thyer çdo rekord: që nga debutimi i tij në Serie A me Parmën, në vitin 1995, deri te grumbullimi në ekipin kombëtar italian, pastaj te transferimi i tij te Juventus dhe shenjtërimi i tij si një legjendë sportive, një kapital njerëzor për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti. Por, cili ishte sekreti i tij?
Në cilat forca të brendshme mbështetej ai për ta mbajtur trupin e tij dyzetvjeçar të shkathët dhe të motivuar? Si arriti një kampion që sakrifikoi të dielat, festat dhe çdo verë të rinisë së tij, të kishte ende etje për fitore? Si është e mundur të jesh gjithmonë Buffoni i përsosur edhe kur përreth teje vlon stuhia? Dhe cilat janë pasionet e një kampioni? Cilat janë hijet e tij? Me shumë qartësi, Buffon zbulon se jeta e tij ka qenë një rrëzim dhe ngritje e vazhdueshme, përsëri rrëzim dhe përsëri ngritje.
Ai ra në depresion, rrëshqiti në polemika për shkak të entuziazmit të tij dhe pasionit të tij rinor për lojërat e fatit dhe për bastet, gjithmonë të ligjshme, por ai u ngrit përherë falë marrëdhënies së tij të sinqertë me veten, dashurisë së tij për një grua, miqve, fëmijëve të tij dhe besimit. Sot Buffon është kryetar i delegacionit të ekipit kombëtar italian të futbollit, në rolin që më parë e mbanin Gigi Riva dhe Gianluca Vialli, një dëshmi e gjallë se rrëzimi, ngritja dhe përsërirrëzimi e ngritja, është fati i çdo qenieje njerëzore.
Lini një Përgjigje