Qytetarët, operatorët turistikë dhe vizitorët e huaj tashmë mund të rezervojnë dhe të blejnë online biletat për vizitat në lokacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes platformës e-Albania.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë fansat e artit dhe trashëgimisë kulturore sepse lehtëson shumë punë në transaksionet financiare
Ky shërbim i ri synon të lehtësojë procesin e blerjes së biletave, duke ofruar një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë për të vizituar destinacionet më të njohura kulturore të vendit si mënyrë për të qenë në kontakt më të afërt me historinë e vendit dhe popullit tonë.
Përmes këtij shërbimi, vizitorët mund të blejnë biletat e tyre për: muzetë e Krujës, Beratit dhe Shkodrës; Kalatë e Shkodrës dhe Gjirokastrës; Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
Ky hap është pjesë e nismave të qeverisë për dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe promovimin e turizmit kulturor në Shqipëri që kanë vite që kanë nisur për tu bërë aktuale vetëm kohët e fundit.
Nëpërmjet e-Albania, çdo vizitor mund të sigurojë biletën e tij online, me vetëm pak klikime, duke përjetuar më lehtë historinë dhe kulturën e pasur të vendit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje