“Sa herë në rrugë kalon një grua”/ Promovohet libri më i ri i Gaqo Apostolit me parathënie të Mimoza Ahmetit

7 Nëntor 2025, 14:32Kulturë TEMA
“Sa herë në rrugë kalon një grua”/ Promovohet

 “Sa herë në rrugë kalon një grua” është libri me i ri i autorit Gaqo Apostoli. Libri me poezi vjen me parathënie nga poetja e njohur Mimoza Ahmeti dhe përmbledh një cikël poezish që ndërthurin ndjenjën, reflektimin dhe vështrimin artistik ndaj figurës së gruas dhe jetës bashkëkohore.

Libri vjen si një përpjekje feministe për të dekonstruktuar narrativat e shumta patriarkale që përbëjnë hapësirën poetike shqiptare.

“Sa herë në rrugë kalon një grua” është një botim në librin e parë dhe e kam marrë nga libri i parë. Janë 80 poezi origjinale, të tanishme dhe shtohen dhe disa të tjera që janë marrë nga librat e mëparshëm”, tha Apostoli.  

Në promovimin e librit morën pjesë poetë, shkrimtarë, artistë dhe dashamirës të letërsisë, të cilët ndanë mendime mbi librin dhe krijimtarinë e autorit.

 Atmosfera u pasurua nga recitime poetike dhe këngë të frymëzuara nga poezitë e librit, duke i dhënë aktivitetit një dimension artistik të veçantë, shpresojmë që ky libër të mirëpritet nga kritika dhe lexuesi. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje