Shkundet Shkodra, Elina Duni sjell jazz dhe folk në “Shkodra Jazz Festival”!

2 Shtator 2024, 08:16Kulturë TEMA
Shkundet Shkodra, Elina Duni sjell jazz dhe folk në “Shkodra Jazz

Ritmet e muzikës Jazz vijuan sërish në sheshin para Bashkisë me qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës së tingujve të “Shkodra Jazz Festival”.

Në këtë natë, Elina Duni & Rob Luft Band prezantuan repertorin e tyre unik që përzien tingujt tradicionalë shqiptarë me Jazz-in bashkëkohor. Menjëherë pas përfundimit, artistja me famë ndërkombëtare, Elina Duni, rrëfen emocionet që mori nga ky koncert në Shkodër.

Jazz-i  është vërtet një urë lidhëse midis njerëzve dhe kulturave të ndryshme dhe ky miks  që bëjmë ne është shumë i veçantë mes flokut dhe jazz-it dhe njerëzit i shijojnë sepse njohin këngët folk dhe i japin mundësinë njerëzve të  njohin më mirë dhe jazz-in”, u shpreh Elina Duni.

Koncerti do të vijë i plotë në rrjetin e RTSH në ditët në vijim. Nga 12 gushti, “Shkodra Jazz Festival” ka dhuruar atmosferë të bukur në qytet me eventet e “Shkodra Sounds” dhe artistët pjesëmarrës. A.K./TemA

1 Komente

  1. L
    Lexuesi

    Jazz-i eshte muzike me origjine nga negrot e Afrikes, sa per kujtese. Nuk ka asgje europiane tek jazz-i, eshte muzike qe ta mbyt shpirtin por injorantet e pelqejne se ju duket "cool"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje