Fatos Arapi, poeti i pakompromis i letërsisë bashkëkohore shqiptare

19 Korrik 2024, 19:08Kulturë TEMA
Fatos Arapi, poeti i pakompromis i letërsisë bashkëkohore

Më 19 korrik të vitit 1930, lindi shkrimtari Fatos Arapi.

Ai është poeti kontemporan i vargjeve elegjike. Lindi në Zvërnec të Vlorës dhe studimet e larta për ekonomi i kreu në Sofje, por mbetet në historinë e letrave shqipe si poeti modernist e i pakompromis me realizmin socialist e kornizat ku duhej të vendosej arti.

Për sensin e tij të kritikës antiburokratike dhe analizës që zhvilloi në vitin 1973 në Pleniumin e IV-rt për kritikën e veprës “Drama e një partizani pa emër”, zhvendoset nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” të Tiranës. Megjithatë Fatos Arapi nuk rreshti së dashuruari letërsinë e gazetarinë, të cilave iu kushtua pas kthimit në atdhe. Arapi ka botuar vëllimet “Shtigje poetike”, “Poezi dhe vjersha”, tregime të shkurtra si: “Në Tiranë kur s’ke ç’të bësh”, “Horrat e ndershëm” etj.

Arapin e hasim edhe në trajtën e përkthyesit në veprat e Nerudës, të Safos, si edhe si studiues të temave historike (“Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike”). atsh/A.K./TemA

1 Komente

  1. L
    Loni

    Prej Fatos Arapit, ajo që më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme është novela "Cipa e Dëborës". Sikur t'i binte në dorë ndonjë kineasti të Hollivudit, unë them (ndoshta ekzagjeroj) ai film kish për të fituar çmimin Oskar. Por duhet së pari të përshtatet si skenar dhe më pas të përkthehet nga një njohës i mirë i gjuhës angleze. Fatos Arapi është vërtetë një nga penat më të talentuara të letërsisë shqipe, i cili ja vlen të kujtohet me respektin më të madh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje