Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air”, në garë 34 filma nga 20 vende të botës

7 Qershor 2025, 14:43Kulturë TEMA
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air”, në

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Dea Open Air” vjen me edicionin e tij të 12. Nga data 9 deri në datën 13 qershor një buqetë prej 34 filmash nga 20 vende të botës do të shfaqen në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve si edhe ne Sallën e Kinemasë “Agimi”.

Tema e këtij viti është kinemaja si integritet.

“E ka këtë moto sepse autorët e këtij vitit i qasen profesionit të tyre duke prodhuar kinema të thellë, që i drejtohet vetvetes dhe sfidave të njeriut me shoqëri, me jetën më komunikimin, me median e të tjerë”, tha Mirela Oktrova, Drejtoresh artistike e Festivalit.

Nga 34 filmat në garë 7 prej tyre do të garojnë në seksionin e metrazhit të gjatë, 14 filma me metrazh të shkurtër si edhe 13 në seksionin e filmit studentorë.

“Ky festival ndryshon nga të tjerat. Është një kompeticion, një konkurrim filmash duke sjellë një ofertë të cilën rrjeti i kinemave nuk e ka”, Edmond Topi, Drejtor i Festivalit.

Për publikun jashtë konkurrimit do të shfaqet premierë filmi “Vdekja le të presë’, nga regjisori  Edmond Topi si një homazh për aktoren e madhe shqiptare Margarita Xhepa.

Gjithashtu një tjetër risi është Takimi Rajonal i Shkollave të Filmit, që zhvillohet nga 10 deri më 12 qershor.

- RTSH

Lini një Përgjigje