“Fillimet” / Vepra e Preç Zogaj si dëshmi e Lëvizjes së dhjetorit '90

13 Nëntor 2025, 12:40Kulturë TEMA
“Fillimet” / Vepra e Preç Zogaj si dëshmi e

“Fillimet” e ka titulluar publicisti Preç Zogaj veprën e tij që përshkruan një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, rrëzimin e diktaturës dhe lejimin e pluralizmit, një vepër kjo më vlerë të paçmueshme arkivistike dhe dokumentuese si dëshmi.

Si dëshmitar i rreshtit të parë, në veprën që vjen e ribotuar pas 10 vitesh, autori rrëfen Lëvizjen e Dhjetorit, që e cilëson ngjarjen më të rëndësishme për vendin pas shpalljes së pavarësisë, ndoshta dhe me një dozë romantizmi.

“Fillimet janë ngjarje, në të cilat u plazmua ajo që ndodhi pas vitit 1990 dhe deri më sot. Kushdo që e lexon librin tim, e kupton që këto fillime nuk kanë mbaruar kurrë. Ky nuk është një lajm i mirë”, u shpreh Zogaj.

Herë si protagonist e herë si dëshmitar, Preç Zogaj raporton me objektivitet ngjarjet e stuhishme të viteve ’90, duke nisur me rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër dhe ndalet veçanërisht te themelimi i Partisë Demokratike.

“Mendoj se momenti i shpalljes së Partisë Demokratike ka qenë një moment mençurie sepse Ramiz Alia, presidenti i kohës, në takimin me studentët, ku u pranua sistemi shumëpartiak, u kërkoi studentëve që të krijonin një parti studentësh dhe ne që sihin një grup thamë që një parti tjetër studentësh është pa kuptim. Dhe u vendos të krijohej Partia Demokratike”, tha Preç Zogaj.

Ish-themeluesi i PD zbardh prapaskenat e luftës së brendshme që shënjoi këtë parti.

“Pasi ndodhi ky spastrimi dora dorës brenda PD, u ndryshua edhe statuti. Statutin e ndërtuan si një kostum për përjetësi. Të gjitha i ka provuar… përveç rotacionit të elitës. Ky është problemi te PD, që i ka munguar dhe i mungon heroi që ikën.

Pluralizmi nuk lindi aq i shëndetshëm, pluralizmi ka qenë dukshëm i simuluar. Prandaj ka shumë konflikt, sepse kur është i simuluar, palët bëjnë teatër sikur janë kundër njëri-tjetrit”, tha ai.

Në një takim me studentët e shkencave politike në Universitetin Europian të Tiranës, publicisti theksoi nevojën për reformë të klasës politike si nevojë urgjente.

“Mendoj se duhet të krijohet hapësira me mendje, me ide, me oratori, me qartësi dhe me rini. Rinia duhet të bëjë diçka”, përfundoi Zogaj.

Pas promovimit, libri me dëshmi, refleksione dhe dokumente origjinale të periudhës 1990–1992 vjen për lexuesit në Panairin e 28-të të Librit. A.K./TemA

7 Komente

  1. Z
    Zoti ju marte hake me ju delirantet frikacake !

    Shumica e ketyre pacavureve qe para 1990 nuk ju ndegjohej zeri, se i dridheshin fjalet perpara nese mendonin dicka ndryshe ! edhe mbas 1990 e ne vazhdim po me kete qendrim ! deri ne ditet e sotem , qe mund te nxjerin dhe te na shkruajne se ishin ne rrjeshtat e para te Demokracise.. Qe lejuan dhe miratuan nje kriminel si penecilina qe i njihej e kaluara e tije si Sekretare i PPSH dhe nje fanatik komunist...dhe mbas 1990 u shnderua ne nje kriminel sa fundosi nej popull te tere dhe shkateri nje shqiperi te tere...Tani ju ka ardhur rradha ketyre si ne kete raste te na bejne Analiza per lyerjen e bythes me Crem Nivea... Njerezit pa dinjitet ... qe perfitojne nga indiferetizmi i lodhur i popullit... se skane kohe te meren me keta po plehra.... qe ketu e 35 vite nuk ju ndihej zeri...

    Përgjigjjuni

      1. M
        Munika

        Respekt per krijimtarine e Prec Zogajt. Ne kete bordello letersi ku gjen cdo klithme kurve, zeri I Precit na vjen I kthjellet e I bukur.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen Dymi

          Tani koha e dhjetorit data 11 krijimi i P.D - se perve teje Prec Ciftelia , Azem Hajdari , Neritan Ceka , Besniki Mustafaj , Uran Butka kush tjrter ishte spiun i sigurimit te shtetit ite derguar nga Ramiz Alia. Saliu ty Prec ye conte tek Ramizi bashke me Azemin e Neritanin per rakorduar veprimet ! Vepera juaj eshte veper e Ramiz Alise , Saliu ishte i ngarkuar i Ramiz Alise.

                Lini një Përgjigje