Gonxhja takohet me homologun e tij egjiptian, i shpreh vlerësimin për Egjiptiin

12 Nëntor 2025, 13:17Kulturë TEMA
Gonxhja takohet me homologun e tij egjiptian, i shpreh vlerësimin për

 Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Egjiptit në fushën e turizmit kulturor, si dhe shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe muzeale ishte në qendër të takimit të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe ministrit të Turizmit dhe Antikitetit të Egjiptit, Sherif Fathi Attia.

Ky takim u zhvillua dje gjatë qëndrimit në Riad ku dy ministrat morën pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism duke shkëmbyer kështu përvojën e madhe të të dy vendeve.

Ministri Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “ky takim miqësor forcon lidhjet mes dy vendeve tona dhe hap perspektiva të reja për bashkëpunim në promovimin e trashëgimisë dhe destinacioneve kulturore në nivel ndërkombëtar”. Kujtojmë se në kuadër të javëve kulturore në Shqipëri kemi pasur dhe javën kulturore egjiptiane duke i dhënë rëndësi kulturës së vendit të Nilit.

“Shpreha vlerësimin për hapjen e muzeut të ri të Egjiptit, një shembull i shkëlqyer i ndërthurjes së historisë me inovacionin, si dhe e përgëzova për zgjedhjen e drejtorit të ri të UNESCO-s, Dr. Khaled El-Enany, me origjinë egjiptiane, një arritje që nderon gjithë rajonin”, tha Gonxhja në takimin bilaterale.

Më herët ministri Gonxhja u takua edhe me homologun kroat, Tonči Glavina, me të cilin ndanë një vizion të përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore e sportive. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. r
    ripushtim nga bastardet

    aerbaxhan, egjypt etj vende islamike, te kudo ndodhur ne kete vend europian, ku kryeson Turqia, qe ka ripushtuar krejt kete vend me ndihmen e hordhive te ediut dhe saliut, e kane bastarduar dhe denatyruar kete vend, ngs nje vend europian, ne pacavure shtet islamik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje