Një koncert simfonik poetik i titulluar “Tinguj Madhështie”, u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit duke çelur aktivitetet e Javës Kulturore Britanike në vendin tone, një ngjarje sa e rëndësishme për publikun kryeqytetas, aq dhe argëtuese
Dirigjenti i mirënjohur britanik, dr. James Ross drejtoi Orkestrën Simfonike të TKOB-së, duke krijuar një atmosferë magjike mbushur me tinguj simfonike në mbrëmjen e 10 nëntorit për të gjithë të apasionuarit pas muzikës së mirë.
Koncerti i pardjeshëm bashkoi elegancën e traditës britanike me energjinë artistike shqiptare, duke krijuar një udhëtim muzikor plot emocione, finesë dhe frymëzim që rrallëherë vjen në trevat tona.
Gjatë koncertit, që ishte i hapur për publikun, u luajt edhe Suita për Orkestër dhe Harqe e kompozitorit shqiptar, Gjon Simoni nga opera “Mrika” e Prenk Jakovës (1917-49). Suita e Simonit ka katër lëvizje dhe është një thesar i melodive të operës dhe energjisë dramatike të Jakovës, ata që janë fansa të operas e dinë mirë.
Gjithashtu, nën dirigjimin e dr. James Ross u interpretuan edhe vepra nga kompozitorë të njohur britanikë dhe shqiptarë si Henry Purcell, Peter Ëarlock, Gerald Finzi, Endri Sina dhe Sir Edëard Elgar.
Aktiviteti erdhi si një festë e artit që ngre lart bashkëpunimin kulturor dhe fuqinë e muzikës për të lidhur botët, por dhe njëherësh për të hapur botë të reja për ato që e duan muzikën në të gjithë dimensionet e saj.
Që nga diplomimi, dr. James Ross ka drejtuar mbi 1500 vepra në 20 vende në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Lindore, Amerikën e Veriut, Afrikë dhe Azi, dhe në Ëestminster Abbey dhe sallat kryesore të koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Royal Festival Hall.
Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit kjo javë do ta shndërrojë qytetin në një hapësirë të gjallë dialogu, bashkëpunimi dhe krijimtarie, ku tradita britanike dhe energjia shqiptare do të takohen natyrshëm. A.K./TemA
Lini një Përgjigje