Në sallën Orientale të Qendrës “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare, prej dje do të ketë një kënd kushtuar literaturës azerbajxhanase, një risi që vjen në kushtet politike të përmirësimit të dukshëm të marrëdhënieve mes vendeve. Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë një klimë të ngjashme letrare dhe respekt për librin, pavarësisht konsumit të pakët.
Në Këndin Azerbajxhanas lexuesit do të gjejnë botime me tematika të ndryshme në gjuhën azerbajxhanase, të cilat pritet të pasurohen edhe më shumë në vijim, falë përkujdesjes së drejtorit të BKSH-së, Piro Misha, drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Azerbajxhanit, Karim Tahirov dhe ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov. Për të gjithë lexuesit edhe ky është një lajm i mirë, pasi mund të gjejnë materiale për kultura ekzotike dhe orientale.
Pas ceremonisë së inaugurimit të këtij këndi, delegacioni nga Republika e Azerbajxhanit pati mundësinë të vizitonte disa prej ambienteve të Qendrës “Sotir Kolea”, një prej bibliotekave më të pastra dhe të rregullta në trojet shqiptare, afër komunitetit mysliman.
Vitet e fundit, Shqipëria dhe Azerbajxhani janë përqendruar në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të frytshëm veçanërisht në fushën e bashkëpunimit kulturor dhe të shkencave humane por jo vetëm. A.K./TemA
Dhe ne hyrje te bibliotekes do te behet dhe nje... xhami ku do te falen synetlliu ne moshe te madhe piro misha, me dylberin e erdoganit dhe arabeve rama.