Shqipëria do të mirëpresë Javën Kulturore të Mbretërisë së Bashkuar nga datat 10 deri në 16 nëntor, e cila kësaj here vjen me moton: “Partnerë për Progres” për të gjithë të apasionuarit ndaj kulturës dhe mënyrës së jetesës britanike
Një javë ku arti, kultura, edukimi, muzika dhe sporti bashkohen për të festuar krijimtarinë, miqësinë dhe të ardhmen e përbashkët të dy kombeve që në të shkuarën kanë pasur të bëjnë me njëri tjetrin edhe pse shpesh në anë të kundërta të llogores.
Lidhja e ngushtë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, kremtohet përmes një festivali njëjavor për artin, kulturën, muzikën, inovacionin dhe bashkëpunimin e solidaritetin mes dy vendeve duke shprehur kështu miqësinë e thellë mes dy vendeve.
Duke nisur nga instalicionet e artit që provokojnë mendime tek diskutimet për politikat novatore të kulturës nga demonstrimet e teknologjisë tek dialogu i nivelit të lartë, programi reflekton bashkëpunimin e thellë dhe të gjerë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, një bashkëpunim jo vetëm në fushën e kulturës që do të vijë përmes shfaqjeve dhe muzikës.
Më poshtë disa nga eventet kryesore që do të organizohen në kuadër të kësaj jave:
Tinguj Madhështie
Dirigjenti britanik Dr. James Ross dhe Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit sjellin një mbrëmje të jashtëzakonshme me muzikë klasike.
Tech4Edu
Një event mbi fuqinë e inovacionit digjital në arsim dhe ndërtimin e së ardhmes përmes teknologjisë.
Korniza të Ndryshimit
Filma të shkurtër britanikë dhe shqiptarë që trajtojnë qëndrueshmërinë dhe tregimin e historive të reja, të ndjekur nga diskutim mbi kinemanë e gjelbër.
Richard Deacon: Range
Ekspozita solo e skulptorit të njohur britanik sjell një vështrim të thellë në krijimtarinë dhe filozofinë e tij artistike.
Kolonel Aubrey Herbert & Shqipëria
Një seminar përkujtimor mbi jetën dhe trashëgiminë e mikut të madh të shqiptarëve.
All of Us Strangers
Një film i ndjerë nga Andreë Haigh që eksploron lidhjet njerëzore dhe kujtesën.
Tirana Underground
Një mbrëmje me muzikë elektronike dhe performancë live nga Henri Bergmann, Malo dhe Andi Q.
Inteligjenca Kreative
Ëorkshop mbi mënyrën si AI po transformon botën e artit dhe kulturës.
Ritmet e Bashkuara
Një performancë që bashkon muzikantë britanikë dhe shqiptarë në një udhëtim përmes jazz-it, R&B-së dhe rock-ut.
FootbALL Ëeek 2025
Një nismë sportive që bashkon ekipe në një garë miqësore për të mbështetur fëmijët me probleme dëgjimi.
A.K./TemA
Kujdes me britaniket sepse se kane dashur kurre Shqiperine, mos harroni se historia perseritet me ngedheshje te reja por hipokrizine e vjeter…