Kamera e gazetarit Raimond Kola ka fiksuar disa momente magjike të Gjirokastrës në stinën e vjeshtës. Ikja e zogjve, gjethet që marrin ngjyrat e arta dhe panorama e qytetit të gurtë krijojnë një tablo të rrallë që dëshmon bukurinë e kësaj kohe të vitit në jug të vendit.
Pamjet tregojnë Gjirokastrën në qetësinë e saj poetike, ndërsa shtëpitë karakteristike reflektojnë dritën e butë të vjeshtës, duke i dhënë qytetit një hijeshi të veçantë.
Një kujtesë e vogël se Gjirokastra është po aq e bukur edhe përtej mureve të saj të gurta.
Ky ka bo foto gjethesh qe i gjen kudo. Gjirokastra me kohe te vrenjtur eshte nje depresion i tmerrshem
Sakte> Imazhe te tmerrshme amatoriale. Gjirokastra eshte depresive dhe e ndyre
Lëre një shqiptar injorant të thotë diçka negative për diçka që ka bukuri pavarësisht kushteve të motit. Ky është një shembull i përsosur i mentalitetit që i ka mbajtur shqiptarët të ngujuar në shekuj mjerimi.
O enter"" Per ty me siguri qe Gjirokastra eshte depresion I tmerrshem edhe ne mes te veres e diellit. Un nuk di se kush eshte ky I ketyre fotove, po besoj se I ka bere per shqiptaret, jo per ju parizienet, vienezet apo romanet...
E bukura nuk i bën dëm askujt. Gjirokastra është e bukur në çdo stinë dhe ngado që ta shohësh
Po pse villni vrer more barbarë që ju vret sytë e bukura. Çdo stinë dhe çdo qytet ka karakteristikat dhe veçoritë e veta, ka bukuritë e veta në çdo kohë. Po ju jeni mësuar me lokale, beton dhe rrëmujë.