Vetja dhe tjetri

9 Nëntor 2025, 16:23Kulturë Adri Kalaja

Vetja dhe tjetri

Një prej librave më të mirë për historinë e filozofisë dhe për filozofinë vetë është dhe “Vetja dhe tjetri” nga Vincent Descombes, botuar nga Pika Pa Sipërfaqe dhe përkthyer nga Elvis Hoxha.

Vetja dhe tjetri nuk merr parasysh që filozofia duhet të ndërtojë sisteme të mëdha metafizike, ky libër përqendrohet te lufta dhe tensioni i brendshëm në mendimin filozofik kontinental dhe sidomos atë francez.

Vetja dhe tjetri ka fokus të veçantë në filozofinë franceze të para dhe pasluftës, me emra si Sartri, Derrida, Kojeve, Deleuze e Foucault. Emra që bënë historinë dhe filozofinë e Francës për një gjysmë shekulli.

Vetja dhe tjetri nuk është një manual filozofie por as një manifest komunist, është një përpjekje për të rindërtuar disa prej traditave më të mëdha të mendimit në shekujt e kaluar, tradita që ne duket se i kemi humbur.

Ky libër është përpjekje, disi profesoriale, për të rindërtuar Universitetin me të gjithë lavdinë e tij, për të rindërtuar filozofinë me të gjithë madhështinë e saj dhe për t’i dhënë vendin që i takon, jo si mbretëreshë e shkencave si do thoshin disa bufonë, por si një disiplinë e mendimit mes shkencave humane.

Vetja dhe tjetri është një libër për këdo që e do filozofinë, për këdo që do të hyjë në filozofi dhe për këdo që do të lexojë filozofi. Është një letër e madhe dashurie për filozofinë nga studenti perpetual i saj.

Ky libër, me të gjithë saktësinë e tij na kujton kohërat e arta të filozofisë kur filozofët kishin respekt për veten dhe frymëzoheshin nga njëri tjetri. Na kujton kohët e politikës së një bote të trazuar dhe na kujton kohët kur filozofia ishte temë e ditës dhe pjesë e bisedës së të gjithë tavolinave europiane.

Kohë që nuk janë më. Por megjithatë libri duhet lexuar, jo me mendjen radikale për t’i kthyer ato kohëra, por thjesht për të shijuar një pjesë Europe.

 

1 Komente

  1. o
    o ambasador i BE-se, kur deshiron qe te te shkerdh

    korrigjoni titullin e vepres. duhet "Vetja, tjetri, BE dhe gjinite LGBTQI"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje